LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë çliruar 130 kilometra katrorë territor në jug të vendit

Ukrainasit pretendojnë se kanë çliruar 130 kilometra katrorë territor në jug të vendit

Ushtria e Ukrainas ka njoftuar se ka çliruar gjithsej 130 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës, që kur nisi kundërofensiva rreth tre javë më parë.

“Gjatë javës së kaluar, 17 kilometra katrorë shtesë të rajonit të Zaporizhzhia nën pushtimin rus u kthyen”, njoftoi sot në Telegram zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.


Ukraina raportoi gjithashtu suksese të vogla në frontin lindor, transmeton Telegrafi.

“Megjithë rezistencën e ashpër të rusëve, ushtria ukrainase përparoi deri në dy kilometra në disa drejtime”, shtoi Maliar.

Stoltenberg: Rebelimi i Wagnerit tregoi gabimin më të madh strategjik të Rusisë
Lexo po ashtu Stoltenberg: Rebelimi i Wagnerit tregoi gabimin më të madh strategjik të Rusisë

“Ushtria jonë gjithashtu zmbrapsi kundërsulmet ruse në disa pika në vijën e frontit, duke përfshirë ato pranë Bakhmutit, Limanit dhe Avdivkës, ku, siç thuhet, po zhvillohen luftime veçanërisht të ashpra. Në javën e kaluar, më shumë se 250 beteja u zhvilluan në këto zona”, shtoi Maliar.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi dje më shumë se 20 sulme ukrainase brenda një dite në jug dhe lindje të vendit. /Telegrafi/