LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasi merr peng një polic, kërcënon me granatë në dore se do t’i hedh të gjithë në erë – gjithçka filloi kur u kap brenda veturës së vjedhur

Ukrainasi merr peng një polic, kërcënon me granatë në dore se do t’i hedh të gjithë në erë – gjithçka filloi kur u kap brenda veturës së vjedhur

Një ukrainas nga qyteti Poltava ka nxjerrë një granatë dore, duke kërcënuar se do ta hedh veten në erë si dhe një polic, por edhe tjerët përreth. E gjitha ndodhi pasi u kap brenda një veture të vjedhur.

Në vend të ngjarjes kanë ekipet e negocimit dhe deminuesit, si dhe njësi tjera që do të kontribuonin në marrjen nën kontroll të situatës, transmeton Telegrafi.

“Kur policët deshën ta arrestojnë në afërsi të ndërtesës së gjykatës për shkak të vjedhjes së një veture, ai nxjerri granatën RGD-5 duke tentuar ta aktivizojë. Situata u komplikua edhe më shumë kur mori peng një zyrtar policor. E pas bisedimeve, sulmuesi e ka liruar policin në këmbim të shefit të tij, duke ikur me të nga qyteti me një veturë që e kërkoi nga policët”, thuhet në kumtesën e policisë ukrainase.


Ai besohet se është nisur në autostradën që qon drejt qytetit të Kievit. E një situatë e ngjashme ka ndodhur vetëm dy ditë më parë në një qytet tjetër në Ukrainë.

Në burrë në Luckz mbajti peng për më shumë se 10 orë autobusin me pasagjerë, duke kërcënuar autoritetet e sigurisë se do ta hedh në erë mjetin. Megjithatë pas disa orëve negociata, i është dorëzuar policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori