LAJMI I FUNDIT:

Ukraina vazhdon të rekrutojë të burgosur për të forcuar ushtrinë, ndërsa sulmet ruse intensifikohen

Ukraina vazhdon të rekrutojë të burgosur për të forcuar ushtrinë, ndërsa sulmet ruse intensifikohen

Në një përpjekje për të gjetur rekrutë të rinj për forcat e saj të armatosura përballë një ofensive të vazhdueshme ruse, ushtria ukrainase po vazhdon rekrutimin e të burgosurve, dhe tashmë rreth 3,000 prej tyre janë regjistruar.

Me kusht që të kalojnë afatin e shërbimit ushtarak deri në periudhën e rënë dakord, të burgosurve do t’u jepet lirimi me kusht kur të përfundojë lufta.

Bëhet e ditur se Ukraina vazhdimisht ka qenë në sfidë për të rekrutuar mjaftueshëm ushtarë.


Kjo pasi popullsia e saj prej 38 milionë, është e ulët krahasuar me 144 milionë të Rusisë.

Ligji i ri synon të mobilizojë disa qindra ushtarë të tjerë, por procesi mund të zgjasë me muaj, shkruan euronews, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ukrainasit po përpiqen të plotësojnë kërkesën për energji elektrike falë sulmeve sistematike ajrore në infrastrukturën e saj të energjisë që janë intensifikuar që nga marsi, duke i detyruar kompanitë të racionojnë furnizimet shtëpiake gjatë tre muajve të fundit.

Rumania do t'i dhurojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot
Lexo po ashtu Rumania do t'i dhurojë Ukrainës sisteme kundërajrore Patriot

Edhe zyrtarët e lartë të vendit u bënë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve aleate që të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur termocentralet nga raketat dhe dronët rusë.

Pavarësisht sulmeve të intensifikuara ruse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbetet pozitiv.

“Ukraina është tani e aftë të mposht ambiciet perandorake të Rusisë”, tha Zelensky.

Në fjalimin e tij presidencial, ai deklaroi se fitimi i luftës kundër Rusisë “do të sjellë paqen dhe besimin në të gjithë Evropën”.

Ndryshe, lideri i Ukrainës falënderoi Rumaninë për vendimin për të transferuar një sistem Patriot të prodhuar nga SHBA-ja në Ukrainë, duke shtuar se ekipi i tij po punon “për të siguruar dorëzimin e disa Patriotëve të tjerë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori