Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një gardh betoni në kufirin me Bjellorusinë.

Deklarata përkatëse është bërë nga Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymosheno në Telegram, raporton një korrespondent i Ukrinform, përcjell Telegrafi.


“Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. Këtu, ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, gardh prej betoni të përforcuar me tela me gjemba - këto janë pengesat që po ndërtohen në Volyn", vuri në dukje Timoshenko.

Sipas tij, tashmë janë përfunduar rreth 3 kilometra të zonës kufitare ndërkohë që punimet e ndërtimit vazhdojnë.

Sipas Timoshenko, kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, punimet përkatëse kryhen në rajonin Rivne dhe rajonin e Zhytomyr.

Po ashtu, bëhet e ditur, më tej, po ndërtohen fortifikime dhe po krijohen zona kufitare në rajonet në kufi me Rusinë. /Telegrafi/