Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se raketat Patriot PAC-3 nga Gjermania, për dërgesën e të cilave ishte rënë dakord gjatë takimit të fundit në takimin e formatit Ramstein, kanë mbërritur në Ukrainë.

Presidenti ukrainas bëri deklaratën para një takimi me presidenten e Bundestagut gjerman, Julia Klöckner, sipas një korrespondent të Ukrinform, përcjell Telegrafi.


"Në të vërtetë, në takimin e fundit të Ramstein pati një marrëveshje me partnerët që ne do të merrnim afërsisht numrin e raketave që përmendët (rreth 35 raketa – red.) për sistemet Patriot, konkretisht PAC-3. Për të qenë i sinqertë, kjo nuk ishte nga një vend i vetëm, por nga disa. Në total, numri korrespondon me atë që përmendët. Kjo është një nga paketat e mbrojtjes ajrore për të cilën ne biem dakord periodikisht me partnerët tanë. Do të donim më shumë, por kjo është ajo që kemi për momentin”.

“Pjesa gjermane e këtyre raketave mbërriti dje (e martë), dhe ne jemi mirënjohës për këtë", ka thënë Zelensky.

Siç është raportuar më parë, më 10 mars, gazeta gjermane Der Spiegel, duke cituar burimet e veta, raportoi se Gjermania, së bashku me partnerët evropianë, organizoi dërgesën e rreth 35 raketave moderne Patriot PAC-3 për Ukrainën.

Iniciativa thuhet se u udhëhoq nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. /Telegrafi/