LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putinin nëse merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së re

Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putinin nëse merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së re

Ukraina i ka kërkuar qeverisë meksikane të arrestojnë presidentin rus Vladimir Putin bazuar në urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se do të jetë prezent gjatë inaugurimit të presidentes Claudia Sheinbaum gjatë 1 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Ukrainës në Meksikë, ku përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga autoritetet meksikane ta arrestojnë Putinin, transmeton Telegrafi.

Ambasada pranoi faktin se Meksika fton përfaqësuesit e të gjitha vendeve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike në inaugurim, por i kujtoi vendit urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për arrestimin e Putinit.


“Shpresojmë që qeveria meksikane të jetë e vetëdijshme për faktin se Vladimir Putin është një kriminel lufte i dyshuar për rrëmbimin dhe deportimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi, urdhërarresti i të cilëve është lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e së cilës Meksika e njeh”, u tha nga ukrainasit.

“Ne besojmë se Meksika do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar duke ia dorëzuar [individin] e sipërpërmendur organit gjyqësor të OKB-së në Hagë”, u theksua për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Rumania
Kalo në kategori