Atij nuk iu ka bashkuar askush, edhe pse më parë Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija e Dardan Gashi thoshin se të paktën pesë deputetë të LDK-së do t’i bashkoheshin djalin e ish-presidentit, shkruan gazeta Express.

Përkundrazi, është Ukë Rugova që së fundi iu ka bashkuar Grupit Parlamentar të AKR-së.


Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi brenda PDK-së. Por, drejtuesit e Listës thonë se tash për tash nuk do ta krijojnë Grupin e tyre Parlamentar.

Burime nga kjo parti thonë se, nëse Listës nuk i bashkohen edhe deputetë tjerë, atëherë anëtarë të Kryesisë së PDK-së mendojnë se duhet shqyrtuar ndarja e posteve për këtë subjekt politik.

Aktualisht, Lista “Ibrahim Rugova” mbanë postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i janë premtuar edhe dy zëvendësministra.

Djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Uka, është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës përmes listës zgjedhore të AAK-së. Por, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ai prishi marrëveshjen me AAK-në dhe hyri në Qeverinë e Hashim Thaçit. /Telegrafi/