Humbja e peshës më së miri arrihet duke i kombinuar ushtrimet fizike me një dietë të shëndetshme e të balancuar mirë. Sidoqoftë, ka shumë perime e ushqime që mund të asistojnë në këtë proces.

Uji me xhenxhefil është njëri prej ilaçeve natyrale të cilin njerëzit e kanë përdorur për qindra vjet në mënyrë që të humbin peshë më shpejt, transmeton Telegrafi.


Është përbërës mjaft i popullarizuar, e posaçërisht në kuzhinën indiane dhe aziatike, megjithëse është përdorur me mijëra vjet për qëllime mjekësore falë vetive shëruese që ka.

Sipas ekspertëve, uji me xhenxhefil është i mbushur me vitamina e minerale, ndërkaq 100 gramë rrënjë e freskët xhenxhefili përmban:

- 79 kalori
- 17.86g karbohidrate
- 3.6g fibra
- 3.57g proteinë
- 0g sheqer
- 14mg sodium
- 1.15g hekur
- 7.7mg vitaminë C
- 33mg kalium

Përveç kësaj, vlera tjera ushqyese që gjenden në xhenxhefil janë: vitamina B6, magnezi, fosfori, zinku, foliatio, riboflavini dhe niacini.

980x 1

Këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell kjo pije:

- E forcon imunitetin
- I lehtëson dhimbjet e nyejve
- E përmirëson qarkullimin e gjakut
- E parandalon gripin
- E përmirëson sistemin e tretjes
- E përmirëson absorbimin e vlerave ushqyese

Si ta përgatitni këtë pije?

Përbërësit:

- 1 rrënjë xhenxhefili (e prerë në rriska të holla)
- 1.5 litra ujë
- Lëng limoni (opsional)

Përgatitja:

E vloni ujin, e shtoni xhenxhefilin dhe e lini ashtu për 15 minuta. E largoni nga nxehja dhe e lini të ftohet, pastaj e përzieni.

Një gotë ujë xhenxhefili e pini në mëngjes, para se të hani bukë; dhe një në mbrëmje, para se të hani darkë. /Telegrafi/