Në këtë periudhë kur temperaturat janë shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë freskim, por lumenjtë nuk janë vendi i duhur për këtë. Thuajse në gjithë territorin e Maqedonisë ujërat e lumenjve janë shumë të ndotur. Situatë e njëjtë është dhe në lumenjtë që kalojnë nëpër qytetin e Gostivarit, Vardari, Radika dhe Llakavica e për të cilët autoritetet thonë se janë shumë të ndotura, përpos pjesëve ku burojnë.
“Në pjesët më të poshtme të lumenjve para së gjithash Vardarit, bazuar në atë nga çka ndotet nga ujërat e zeza për gjatë qytetit sa vjen e bëhet më i ndotur, nga fundi i qytetit kualiteti i ujit të lumenjve kalon në fazën e tretë e më lartë që është pasojë e ujërave të zeza të cilat derdhen në lum direkt, pa filtrim që është dhe problem më i madh kur bëhet fjalë për ndotjen e ujërave. Lumi Radika është më pak i ndotur për shkak se nuk ka aq shumë banorë në atë zonë, dhe derdhja e ujërave të zeza është më e paktë”, tha Berun Mustafa, Reparti për Higjienë.
Gjatë inspektimeve në terren, askund nuk vërejtëm tabela informative se uji është i ndotur dhe se zhytja brenda tij është e ndaluar. Qytetarët e Gostivarit kërkojnë nga autoritetet pastrimin e lumenjve dhe ruajtjen e tyre si pasuri natyrore.
“ Qytetarët duhet të kenë se ku t’i hedhin mbeturinat. Derisa bëjnë pagesat në rregull, duhet të kenë dhe mirëqenie. Duhet të vendosen koshe të posaçëm, kontejnerë … ku t’i hedh qytetari mbeturinat, ai detyrohet t’i hedh në lum apo në rrugët e fushave. Pushteti lokal dhe ai qendror duhet të marrin masa”.
“Komuna duhet të dalë dhe të shoh çka ndodh, cfarë hidhet në lum, gjithçka hedhin qytetarët edhe lart atje kanë hedhur mbeturina shumë…kështu nuk është mirë. Ma përpara shumë ma pastër ishte por tash, dobët”.
“Kjo është dobësi e madhe për Gostivarin. Në asnjë mënyrë nuk po e zgjidhin problemin. Më përpara uji i lumit ishte i pastër. Tash në çdo 5 metër ka kanalizim nga shtëpitë, më para nuk mundej që çdo shtëpi çdo banesë të lëshojë ujëra të zeza në lum dhe ajo bëhet e gjitha e ndotur, e si të zhytemi në ujë? Komuna shumë pak po ndërmerr masa, mundohet por pak masa…duhet institucionet më të mëdha shtetërore të ndërhyjnë ta zgjidhin këtë problem. Edhe kultura jonë e popullatës nuk është ajo që duhet…”.
Pas çdo raporti të marrë nga mostrat e ujërave të lumenjve, reparti I Higjienës në Gostivar njofton Inspektoratin Sanitar Shëndetësor që I njëjti të ndërmerr masa konkrete në zgjidhjen e problemit. Por pavarësisht alarmimit, gjendja mbetet e pa ndryshuar. Ndryshe, në qytetin e Gostivarit brenda vitit bëhen 15-20 analiza për cilësinë e ujërave të lumenjve. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës