LAJMI I FUNDIT:

Uilliam Adams, historia e perëndimorit të parë që u bë samurai në Japoni

Uilliam Adams, historia e perëndimorit të parë që u bë samurai në Japoni

Në vitin 1975, Xhejms Klavëll, botoi të parin e një serie romanesh, që ai i quajti Saga e tij Aziatike. Romani i parë, me titull “Shogun”, i vendos ngjarjet në Japoninë feudale, dhe rrëfen historinë e Xhon Blektorn, tregtarit të parë anglez që shkoi në Japoni.

Romani ishte aq i suksesshëm, saqë Klavëll prodhoi një mini-serial televiziv në vitin 1980, me protagonist aktorët Riçard Çamberlein dhe Joko Shimada, që zgjati mbi 9 orë, dhe u shfaq gjatë një serie mbrëmjesh.


Ajo që nuk dinin shumë njerëz, ishte se libri dhe mini-seriali ishte bazuar në historinë e vërtetë të marinarit anglez, Uilliam Adams, i lindur në Gillingem të Kentit më 1564.

Romanca midis Blektorn dhe Marikos ishte një trillim, ashtu si edhe disa tregime të tjera. Historia e vërtetë është si vijon: Adams qe një marinar me përvojë, dhe mësoi që në moshë të re si ndërtoheshin anijet. Ai mori pjesë në betejën, ku u shpartallua Armada Spanjolle, duke shërbyer nën urdhrat e Sër Frensis Drejk në vitin 1588.

Në vitin 1600, anija e Adams u përfshi në det nga një tajfun i fuqishëm, dhe u përplas në anën lindore të ishullit Kjushu. Ai po drejtonte anijen, si pjesë e një ekspedite të kompanisë holandeze të Indisë Lindore, dhe e tija ishte e vetmja anije që arriti deri në Japoni.

Në Japoni, ishin kohët e kodeve strikte të sjelljes, dhe e niveleve absolute të shoqërisë. Nderimi do të thoshte gjithçka, dhe vdekja asgjë. Japonia, gjendej në një pikë kthese historike, me klane të ndryshme që luftonin për tokë dhe pushtet.

Priftërinjtë Jezuitë portugezë, kishin zbarkuar prej kohësh në Japoni, duke sjellë me vete jo vetëm një fe të re, por edhe armë të reja që gjuanin predha përmes përdorimit të barutit.

Priftërinjtë e cilësuan Adamsin si një kërcënim për ta, pasi ai ishte anglez, dhe për këtë arsye një nënshtetas i Mbretëreshës Elizabeta I, babai i të cilës, Mbreti Henri VIII, themeloi Kishën Protestante të Anglisë për të zëvendësuar katolicizmin në Britaninë e Madhe.

Ata e shpallën atë një pirat, dhe kërkuan që ai dhe ekuipazhi i tij të ekzekutoheshin me vdekje.

Burrat u dërguan në Kështjellën e Osakës, ku dhe u burgosën. Udhëheqësi i Edo (më vonë Tokio) ishte asokohe Tokugava Iejasu, zotëria i fuqishëm feudal i cili ishte i destinuar të bëhej Shogun – diktatori ushtarak i vendit.

Fortesa e Osakës, një nga pikat më të njohura për të parë lulëzimin e qershive në pranverë, u ndërtua në vitin 1583. Me një prift jezuit si përkthyes, Iejasu kërkoi në takim Adamsin, dhe e mori në pyetje. Ky ia bëri të qartë se nuk u zinte besë Jezuitëve, duke ia grabitur kryqin nga qafa priftit, dhe pështyrë mbi të.

Pas disa takimeve, Iejasut nisit t’i pëlqente Adams, dhe ndjeu se aftësitë e tij si një ndërtues anijesh, do të ishin të dobishme për ushtritë e tij. Përvoja e Adams me betejat detare e ndihmoi udhëheqësin, dhe kur më 1603 Iejasu u emërua Shogun, Adams u bë një nga këshilltarët e tij më të besuar.

Adams i tregoi ushtrisë së tij se si të ndërtonin anije të stilit perëndimor, dhe i pajisi ata me njohuri mbi gjeografinë dhe lundrimin. Gjatë kësaj kohe, Adams mësoi të fliste japonisht, dhe u njoh me kulturën e Japonisë. Shërbimi i tij ndaj Shogunit, i dha një titull fisnik dhe shumë toka në Provincën Sagami, me shërbëtorë dhe një ftesë të përhershme për në pallatin e Shogunit.

Atij iu dha emri Anxhin, që në japonisht do të thotë pilot. Edhe anëtarëve të ekuipazhit të Adams iu dhanë shumë dhurata, dhe u lejuan të angazhoheshin në tregti në emër të Japonisë. Më vonë, ata u lejuan të largoheshin nga Japonia rreth vitit 1605, por jo Adamsi.

Megjithatë, atij u dhanë dy shpata dhe u shpall një samurai, një nder i padëgjuar më parë për një të huaj.

Shumë japoneze stërviten për pjesën më të madhe të jetës së tyre, dhe duhet të lindin mirë fizikisht për të qenë një samurai.

Edhe pse Adams kishte një grua dhe dy fëmijë në Angli, të cilëve iu dërgonte rregullisht para, Iejasu e shpalli atë si të ve, pasi Uilliam Adams ishte i vdekur dhe u rilind si Miura Anxhin, samurai dhe hatamoto, që shërbeu me elitën kryesore të oborrit të Shogunit.

Adams u martua me një grua japoneze, Ojuki, dhe me të pati një djalë dhe një vajzë, dhe thuhet se kishte edhe një fëmijë me një nga konkubinat e tij.

Atij iu dha mundësia të bënte tregti me vendet e tjera të Azisë Juglindore, dhe më vonë u lejua të krijonte tregti me holandezët dhe anglezët.

Në vitin 1613, ai nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë e Indisë Lindore, dhe krijoi një koloni të vogël angleze në Hirado.

Pas 15 viteve qëndrimi në Japoni, Adams e konsideronte veten më shumë japonez sesa anglez, dhe nisi të kishte probleme me vizitorët e rinj anglezë.

Ai preferonte të qëndronte në shtëpinë e tij japoneze.

Ai kreu shumë udhëtime tregtare në Siam, Vietnam dhe Koçinçina. Edhe pse Shoguni i dha leje për t’u rikthyer në Angli në vitin 1613, Adams qëndroi në Japoni për pjesën e mbetur të jetës së tij.

Iejasu vdiq në vitin 1617, dhe teksa Adams humbi një pjesë të prestigjit të tij, ai ende lejohej të bënte tregti dhe të mbetej një hatamoto.

Adams vdiq në Hirado në maj të vitit 1620, në moshën 55-vjeçare, dhe u varros në Nagasaki. Ai ia la gjysmën e pasurisë së tij familjes së tij në Angli, dhe gjysmën tjetër familjes së tij në Japoni. Kreu i kompanisë britanike të Indisë Lindore, Riçard Koks, ruajti lidhjet me familjen japoneze të Adams dhe i dha djalit të tij, Jozefit, shpatat samuraj që Adams mori nga Iejasu.

Shoguni i ri, Hidetada, djali i tretë i Iejasu, i dha titullin e lordit djalit të Adams, Jozefit, i cili mbajti emrin Miura Anxhin dhe tregtoi në emër të Japoninë deri në 1635, kur Hidetada vendosi të izolojë Japoninë nga tregtia e jashtme.

Pas asaj periudhe, s’ka të dhëna për fëmijët e Adams, dhe supozohet se ata kanë jetuar pa rënë në sy në Japoni për pjesën e mbetur të jetës së tyre. Libri dhe mini-seritë e “Shogun”, teksa janë plot intriga dhe romanca imagjinare për të krijuar një histori të mirë, janë një shembull i besueshëm i Japonisë së viteve 1600, duke iu qëndruar besnike fakteve historike, dhe duke edukuar miliona njerëz mbi Japoninë e lashtë. /Bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori