UEFA ka zgjedhur golin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, në ndeshjet e dyta të vlefshme për grupe.  

Në mesjavën e kaluar apo më saktë të martën dhe të mërkuren janë zhvilluar takimet e dyta të vlefshme për grupet e UEFA-s.


Aty kanë spikatur shumë ndeshje derbi, mes tyre Paris Saint-Germain-Bayern Munich dhe Borussia Dortmund-Real Madrid.

Ndeshjet e dyta të Ligës së Kampionëve sjellën shumë gola, ndër to edhe supergola që përfunduan në garën e ‘Top 5’ të UEFA-s për golin e javës.

Është goli i anësorit sulmues të Realit, Gareth Bale, i cili ka fituar çmimin e golit më të mirë të javës nga votuesit e UEFA-s.

bale

Goli i Bale ndaj Dortmundit, i shënuar me volej në minutën e 18-të u zgjedh si më i votuari te UEFA, duke fituar 23 për qind të votave.

bale 1

Megjithatë, Bale pati garë të vështirë me Scott Sinclair të Celticut, i cili fitoi 22 për qind të votave, ndërsa në vend të tretë përfundoi goli i Fernandos ndaj Liverpoolit.

Në garë për golin e javës nga UEFA ishin edhe ai i Edinson Cavanit ndaj Bayernit dhe i Kevin de Bruyne ndaj Shakhtarit, që përfunduan në vendin e katërt dhe pestë. /Telegrafi/

telegrafi sport app