LAJMI I FUNDIT:

UEFA publikon emrat e lojtarëve më të mirë të Ligës së Kampionëve në secilën pozitë, si rrallë herë më parë mungojnë Messi e Ronaldo

UEFA publikon emrat e lojtarëve më të mirë të Ligës së Kampionëve në secilën pozitë, si rrallë herë më parë mungojnë Messi e Ronaldo

Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, UEFA ka publikuar emrat e futbollistëve që janë në garë për më të mirët e edicionit të fundit në Ligën e Kampionëve.

Plot 14 futbollistë janë në garë për katër pozitat, portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë.

Kampioni aktual i Evropës, Bayern Munich ka plot shtatë futbollistë dhe në secilën pozitën ndodhet së paku nga një yll i gjermanëve.


Manuel Neuer, Jan Oblak dhe Keylor Navas do të konkurrojnë për portierin e vitit në Ligën e Kampionëve.

E çmimi si mbrojtësi më i mirë i vitit sigurisht që do të shkoj në Munich, pasi për atë pozitë konkurrojnë tre futbollistët e Bayernit, David Alaba, Joshua Kimmich dhe Alphonso Davies.

Thiago Alcantara, Thomas Muller dhe Kevin De Bruyne konkurrojnë për mesfushorin më të mirë të edicionin 2019/20.

Ndërkohë për sulmuesin e vitit janë në garë tre top sulmues, dyshja e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar si dhe top shënuesi i sivjetmë i Ligës së Kampionëve, Robert Lewandowski.

Por si rrallë herë më parë, dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë pjesë e futbollistëve konkurrues për çmimin e më të mirit të vitit në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që edicionin e kaluar këto çmime u fituan nga Alisson Becker, Virgil Van Dijk, Frenkie de Jong dhe Lionel Messi.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori