Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA vazhdon t'i besoj gjyqtarëve kosovarë për ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.

Edhe në këtë rreth të ndeshjeve të kualifikimeve për Evropianin e grupmoshave U21 një gjyqtar kosovarë është deleguar nga UEFA.


UEFA delegon Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Evropianin U21, Luksemburgu - Irlanda Veriore.

Visar Kastrati

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-Sur Alzette, gjyqtarin Kastratio do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën më 15 tetor me fillim në orën 20:30. /Telegrafi/

462760022 846122381011790 8169596903089374620 n

telegrafi sport app