LAJMI I FUNDIT:

Udhëtim virtual në mozaikët e Apolonisë

Udhëtim virtual në mozaikët e Apolonisë

Vila e Athinasë, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake.

Falë punës së specialistëve të Parkut Arkeologjik në Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u bë e mundur hapja e këtyre mozaikëve, për të realizuar më tej dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës të degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe promovimin e tyre.


Banesa ku është zbuluar një nga statujat e Athinasë daton në shekulli II p.e.s. dhe njihet për përmasat e saj. Sipërfaqja rreth 3500 metra e cila mbulon një të dytën e hinsulës, përfaqëson një nga rastet e pakta të zbulimit të një jedomusi romak në territorin shqiptar.

Janë të shumta ambientet e banimit të shtruara me mozaikë, me motive nga më interesantet, në dhomat e njohura me emrat: “Dhoma e Akilit”, “Dhoma e Aktorit”, “Hipokampi”, “Neraida” etj. /ata/