Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të takohet të hënën me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun në Lituani, si pjesë e përpjekjeve për të çtensionuar krizën rreth zgjedhjeve të debatueshme, tha ekipi saj për agjencinë e lajmeve Reuters.
Numri dy i diplomacisë amerikane do të ndalet në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë gjatë rrugës për në Moskë, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet për një zgjidhje paqësore të krizës që do të shmangte një ndërhyrje ruse.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, po përballet me sfidën më të madhe në 26 vitet e tij në pushtet, ndërkohë që njerëzit kanë dalë në rrugë në shumë qytete bjelloruse, përfshirë kryeqytetin Minsk, prej gati dy javësh, duke protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, për të cilat ata thonë se u manipuluan për t’i siguruar presidentit rizgjedhjen.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters të shtunën, zonja Tsikhanouskaya tha se e sheh veten si një simbol të ndryshimit, me rolin për të ndihmuar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, sepse Lukashenko, sipas saj, “do të duhet të ikë, herët a vonë”.
Presidenti Lukashenko tha të shtunën se do të mbyllë fabrikat ku ka patur protesta të punëtorëve, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.
Komentet e tij janë një tjetër përpjekje për të shuar valën e tubimeve të opozitës që nga zgjedhjet e kontestuara të 9 gushtit.
Protestave u janë bashkuar edhe punëtorët në një numër fabrikash shtetërore. Lukashenko mohon se në votime ka patur manipulime.
Rivalja e tij kryesore në zgjedhje, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka ikur në Lituaninë fqinje.
Pa përmendur emra, Lukashenko tha se organizatorët e tubimeve mbarëkombëtare “janë jashtë, në vendet fqinje” dhe gëzojnë mbështetje politike nga udhëheqësit e atyre vendeve.
Dy anëtarë kryesorë të një këshilli të sapokrijuar të opozitës në Bjellorusi u morën në pyetje të premten për një çështje penale, lidhur me atë që Lukashenko e quan përpjekje për të marrë pushtetin. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës