LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë qytetarët për muajin e Ramazanit

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë qytetarët për muajin e Ramazanit

Krerët politik në Maqedoninë e Veriut, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë uruar qytetarët në vend.

Mesazhi i tyre është që në këtë muaj të ketë paqe dhe harmoni në mes besimtarëve myslimanë. Gjithashtu ata urojnë edhe për agjërim të lehtë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Talat Xhaferi:

“Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit islam, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejtoj urime ndaj të gjithë ato për të cilët prej sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji në të cilin praktikohet agjërimi, lutja, ndarja e ushqimit dhe e fjalës së bukur, muaji në të cilin bashkohen familjet, fqinjët, miqtë, takohen dhe njoftohen të njohur dhe të panjohur, ndahen me to dëshira për shëndet të mirë, paqe dhe qetësi në mendje dhe shpirt, për fat dhe mirëqenie në shtëpi dhe për të gjithë njerëzit. Fryma e këtij muaji me gjithë solidaritetin e vet le të jetë mysafir i dashur në çdo shtëpi, le ti fisnikërojë zemrat me mendime të mira të respektit dhe dashurisë ndaj të afërmve dhe ndaj të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. Për arsye se, nuk guxojmë të harrojmë se të gjithë jemi para së gjithash njerëz, kemi nevojë për njëri tjetrin, që me forca të përbashkëta të ndërtojmë shoqëri demokratike të lumtur, të avancuar dhe të suksesshme në të cilën secili do të ketë jetë dinjitoze, do të jetë pjesë e respektuar dhe e çmuar e mozaikut. Edhe njëherë, Ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe shpirtërore a për arsye se Ramazani është edhe muaji i sprovës fizike dhe mentale, le të jetë me lehtësi dhe me mirësi për të gjithë që do të agjërojnë ndërsa të gjithë të tjerët, të kenë mirëkuptim ndaj bashkëqytetarëve. Urime fillimin e agjërimit të Ramazanit”.

Menduh Thaçi:

“Të nderuar, uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha ibadetet tuaja gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara, si dhe që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit. Me respekt”.

Ali Ahmeti:

“Urime fillimin e muajit të Ramazanit me dëshirat më të përzemërta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie. Fryma e Ramazanit është sakrifica, përkushtimi, mëshira, solidariteti, falja dhe durimi. Uroj që të gjithë së bashku të reflektojmë mbi këto vlera dhe me përkushtim, punë dhe durim t’i kapërcejmë pengesat dhe vështirësitë.Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara! Qofshim të bekuar!”.

Vesel Memedi:

“Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam. Sot filluam me muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri. Ky muaj le të jetë një intervenim hyjnorë që do të largojë barrën tuaj, ndriçoj errësirën, dhe lehtësoj dhembjen tuaj dhe të na shërbejë ky muaj si një inspirim për sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të RDK-së t’ju uroj mbarë besimtarëve mysliman agjërim të lehtë, mbarësi e begati!”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori