Reagimet nga përtej Atlantikut filluan ndërsa Donald Trump doli në skenë në Florida për të pretenduar fitore në zgjedhje.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ishte i pari që uroi Trump për “kthimin më të madh në historinë politike të SHBA-së”, duke e quajtur atë “një fitore shumë të nevojshme për botën”.
Franca dhe Austria ndoqën shembullin, me presidentin francez Emmanuel Macron që postoi në X: “Urime, president Donald Trump”.
“Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, shtoi Macron.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu postoi në rrjete sociale menjëherë pasi Trump mbajti një fjalim duke pretenduar fitoren, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Unë e vlerësoj angazhimin e presidentit Trump në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të sjellë më afër paqen e drejtë në Ukrainë. Shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku”, tha Zelensky.
Trump ka deklaruar më parë se do të shkurtojë fondet ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta që lufton kundër pushtimit të gjithanshëm të Rusisë në vitin e tretë.
Megjithatë, udhëheqësi ukrainas tha se Kievi ishte “i interesuar në zhvillimin e një bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm politik dhe ekonomik”, duke shtuar se ai mezi priste të takohej personalisht me Trump.
Edhe Karl Nehammer i Austrisë uroi kandidatin republikan përpara se të shtonte se Uashingtoni ishte një partner i rëndësishëm për kombin e Evropës.
“Ne presim zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona transatlantike për të trajtuar me sukses sfidat globale së bashku”, tha Nehammer.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte gjithashtu në mesin e atyre që e uruan Trumpin në rrjete sociale.
“Së bashku po përballemi me sfida serioze para nesh. Serbia është e përkushtuar për të bashkëpunuar me SHBA-në për stabilitet, prosperitet dhe paqe”, ka thënë Vuçiq.
Robert F Kennedy Jr, për të cilin Trump ka thënë se mund të sigurojë një rol në administratën e tij, tha se fitorja e Trump ishte “historike”.
“Le ta bashkojmë vendin dhe ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme”, tha Kennedy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania