LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Në nëntor të vitit të kaluar, ICC lëshoi ​​një urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Një urdhërarrest është lëshuar edhe për liderin e Hamasit, Mohammed Deif, transmeton Telegrafi.

Shtetet anëtare të gjykatës pritet të arrestojnë ata që përballen me një urdhërarrest nëse do të shkelnin në tokën e tyre – megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë.


SHBA dhe Izraeli nuk janë as anëtarë të gjykatës dhe as nuk e njohin atë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, Trump tha se ICC në mënyrë të paligjshme “pohoi juridiksionin dhe hapi hetime paraprake në lidhje me personelin e Shteteve të Bashkuara dhe disa prej aleatëve të saj, përfshirë Izraelin”.

Ai shtoi se gjykata përdori “fuqinë e saj duke lëshuar urdhërarreste të pabaza që synonin Netanyahun dhe Gallantin”.

Të premten, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se sanksionet kërcënojnë pavarësinë e gjykatës dhe minojnë sistemin e drejtësisë penale.

Gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg, anëtarët e Parlamentit Evropian pasqyruan këto shqetësime dhe u shprehën në mbrojtje të gjykatës, duke u zotuar se do ta mbrojnë atë dhe ata që punojnë atje.

Ministri polak për Çështjet e Bashkimit Evropian, Adam Szlapka, pranoi rolin vendimtar të ICC-së në “dhënien e drejtësisë për viktimat e disa prej krimeve më të tmerrshme në botë”.

“Është shumë për të ardhur keq që gjykata vazhdon të përballet me kërcënime, frikësim dhe presion, çdo kërcënim ndaj gjykatës, stafit të saj dhe atyre që janë të përfshirë në punën në ICC-së është i papranueshëm”, shtoi ai.

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath tha se vendimi përbën një rrezik serioz për hetimet e vazhdueshme të ICC-së, “duke ndikuar në vite përpjekjesh për të siguruar llogaridhënie në mbarë botën”.

“Përballë sanksioneve të SHBA. Bashkimi është i vetëdijshëm për urgjencën e ofrimit të mbështetjes për gjykatën, si financiarisht ashtu edhe në aspektin diplomatik. Ne do të vazhdojmë të përdorim mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur ICC”, tha McGrath.

Eurodeputetja holandeze Raquel Garcia Hermida-van der Walle (Rinew) tha se Trump, për të cilin ajo tha se ishte “njeriu që e djathta ekstreme (në Parlament) e admiron aq shumë”, nuk po synon vetëm prokurorët, por edhe nëpunësit civilë që “i kanë kushtuar karrierën, jetën e tyre ruajtjes së paqes dhe sigurisë”.

Ajo iu drejtua presidencës polake të këshillit, duke pyetur nëse ata do të mbështesin pa kushte ICC-në dhe nëse do të qortonin shtetet anëtare që minojnë ligjin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Botë
Kalo në kategori