LAJMI I FUNDIT:

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “The University of Iowa” dhe “University of Northern Iowa”

Studentëve të UBT-së, tashmë falë shtrirjes së bashkëpunimit me “The University of Iowa” dhe me “University of Northern Iowa”, do t’iu mundësohen bursa studimi, shkëmbim i përvojave studentore si dhe benefite të tjera, të cilat do t’iu ndihmojnë në përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të reja.

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së ndërmjet “The University of Iowa” dhe “University of Northern Iowa”, me mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të promovimit dhe shpërndarjes së ideve inovative dhe kreative për përmirësimin dhe rregullimin e gjendjes së sistemit arsimor.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre universiteteve për gatishmërinë për të ndërlidhur ura bashkëpunimi me UBT-në, duke i premtuar atyre një partneritet të fuqishëm dhe korrekt.

“Ne e dimë që Kosova është e vogël dhe ka resurse të limituara në arsim, në hulumtime në infrastrukturë, dhe kjo krijon rëndësinë e të pasurit bashkëpunëtorë dhe miq që ne të punojmë më tepër në këto drejtime. Për këtë arsye për neve është shumë e rëndësishme që të krijohen bashkëpunime strategjike, sikurse bashkëpunimi me Iowa-n”, tha rektori Hajrizi.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi

Drejtoresha e Rekrutimit dhe Pranimeve Ndërkombëtare në “University of Northern Iowa”, Kristi Marchesani, u shpreh e lumtur që këto dy universitete po bashkëpunojnë, që të rinjët e Kosovës të marrin njohuri dhe të kthehen në shtetin e tyre dhe të kontribuojnë.

“Ne jemi dy shkolla që i dedikohen komuniteteve tona, shteteve tona. Mendoj se ne jemi të përkushtuar ndaj idesë për ndërkombëtarizim dhe inovacion. Kështu që ne jemi thjesht të emocionuar që mund të bashkëpunojmë me UBT-në për të kërkuar të ardhmen duke punuar së bashku, kryesisht për t’i ndihmuar të rinjtë e Kosovës që të kenë arsimim të shkëlqyeshëm dhe pastaj të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre”, tha ajo.

Timothy Ross nga “The University of Iowa’ dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit

Timothy Ross nga “The University of Iowa”, po ashtu tha se Universiteti i lowa-s bashkëpunonme të tjerët, duke shtuar se Kosova ofron mundësi për të rinjët.

“Ne duhet të punojmë së bashku më shpesh. Ne jemi shumë miqësorë në Iowa-s, ne bashkëpunojmë, por edhe konkurrojmë pak. Do të doja të shihja më shumë nga ky lloj i punës ekipore dhe kështu shpresojmë se kjo do të paraqesë një model për të ardhmen. Kosova ofron mundësi që nuk e shohim diku tjetër”, tha Ross./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori