LAJMI I FUNDIT:

UBT mbajti ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2016/2017

UBT mbajti ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2016/2017
Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së, njeriu prapa një ndër institucioneve më prestigjioze edukative në vend!

Trembëdhjetë gjenerata të graduara në përvjetorin e 16-të të themelimit të Kolegjit UBT. Këtë bilanc, ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë, e kurorëzoi të hënën, në sallën “1 Tetori” të Prishtinës, ku mbajti ceremoninë e graduimit.

Gjatë kësaj ceremonie madhështore, mbi 600 studentë, që po gradoheshin, dhjetëra profesorë të UBT-së, mijëra prindër, që kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre dhe mysafirë nga Kosova e ndërkombëtarë, i uroi për suksesin e përbashkët të arritur rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi.

“Sot është një ditë e veçantë sepse ne si UBT, si institucion i arsimit të lartë, që sivjet e shënon 16 vjetorin e themelimit, jemi krenarë që po përcjellim një gjeneratë të re, të përgatitur dhe me energji për të kontribuuar në ballafaqimin me sfidat e shoqërisë”, tha rektori Hajrizi, sipas të cilit, studentët e diplomuar tashmë janë ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të UBT-së dhe shtetit tonë.

“UBT i ka pajisur studentët me aftësitë kyçe për të qenë inovatorë dhe kampionë të ideve kreative, të cilat jo vetëm që u sigurojnë atyre një vend pune, por u japin nder vendit tonë, avancojnë një sektor të caktuar dhe krijojnë punë për të tjerët”, theksoi Hajrizi, duke iu drejtuar studentëve.

Profesoresha amerikane, Mary Somellwise tha se ndihet e emocionuar dhe e mrekulluar nga ajo që ka parë gjatë kësaj ceremonie.
“Ju jeni studentët më të mirë në institucionin më të mirë arsimor, ndërsa sot për ju fillon një kapitull i ri në jetën tuaj sepse do të bëheni të gatshëm për t’u bërë pjesë e tregut të punës”, vlerësoi ajo, teksa i këshilloi studentët që ta sfidojnë dhe ta gjejnë veten.

Në vijim studentët kanë dhënë betimin akademik dhe janë pajisur me certifikata, kurse ish-studenti i UBT-së, Ideal Lecaj dhe studentja e dalluar, Abetare Shabani, kanë uruar gjeneratën për sukseset dhe kanë treguar për mundësitë e mirë që i ofron UBT për studim.

Në fund të ceremonisë, studentët kanë hedhur kapelat studentore, e cila është një traditë në këso ngjarjesh.

Artikull i sponzorizuar