Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, do të jetë nikoqire e Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila do të mbahet nga 6 – 15 korrik 2016.
Akademia përfshin 13 disiplina shkencore, me 16 programe: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Menaxhment e Ekonomi, Drejtësi, Media e Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Edukim, Zhvillim i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Shkenca të Jetës.
Aplikimi për studentët vendorë të krejt universiteteve/kolegjeve dhe ndërkombëtarëve është i hapur deri më 25 qershor.
Në Akademi në disiplina të ndryshme shkencore do të ligjërojnë profesorë të njohur ndërkombëtarë e vendës.
Studentët aktivë certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht. Akademia parasheh diskutime, forume, punëtori, vizita studimore, gara sportive etj.
Për studentët vendës, aplikimi është pa pagesë.
Më shumë informata rreth aplikimit hyni në linkun: http://sa.ubt-uni.net/ dhe kontaktoni: sa@ubt-uni.net.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251