Qytetit historik të Prizrenit sot iu shtua qendra “UBT Innovation and Technology Hub Prizren”.
Qendra e UBT-së është pozicionuar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), e cila do të lidh rininë me ndërmarrësinë e këtij qyteti përmes teknologjisë dhe inovacionit, duke i kontribuar jashtëzakonisht shumë edhe trashëgimisë kulturore që ka ky qytet i bukur e historik.
Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në hapje të kësaj qendre ka bërë një prezantim para pjesëmarrësve, duke treguar idenë dhe vizionin e qartë që ka institucioni që ai udhëheq për shtrirjen e qendrave teknologjike dhe inovative, e që tashmë një e tillë do të jetë edhe në Prizren.
“Ne jemi të fokusuar më tepër në inovacion dhe kreativitet, prandaj dhe kemi dëshirë të kontribuojmë më shumë në ekosistemin e edukimit, inovacionit dhe në sistemin Smart. Strategjia jonë deri në vitin 2025 parasheh kontributin më të madh në këto fusha, për të krijuar sa më shumë vende të reja të punës dhe për t’i dhënë mundësi të rinjve që të studiojnë dhe punojnë në vendin e tyre”, ka thënë Hajrizi.
Rektori Hajrizi zhvilloi diskutim, lidhur me rolin dhe kontributin e institucioneve akademike në këtë ekosistem dhe sinergjinë që këto të fundit mund t’a sjellin në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), së bashku me panelistët: drejtorin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, Hans Juergen Cassens, përfaqësueses nga Ambasada Gjermane, Vera Bauman, përfaqësueses nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Laura Zherka si dhe drejtorit për planifikim strategjik në zyrën e kryeministrit, Vedat Sogojeva.
Nga ky diskutim u ngritën shumë çështje që kanë të bëjnë me inovacionin dhe edukimin, duke vlerësuar nevojën për të bashkëpunuar ndërmjet institucioneve dhe industrive të ndryshme për të krijuar sa më shumë hapësirë për kreativitet nga studentët.
“Ky është një parakusht i mirë për ta ndërtuar një zhvillim dhe besojmë tek koncepti i projektit të përbashkët kosovaro-gjerman. Ne e kemi të qartë si UBT që nuk është e mjaftueshme vetëm edukimi, por edhe ndërlidhja me qeveritë dhe industritë. Ne jemi të interesuar që industrinë kreative ta sjellim në Prizren, dhe në kuadër të kësaj do të organizojmë këtë verë një festival, sepse është vendi ideal për ta zhvilluar industrinë kreative dhe kjo do t’i jepte gjallëri dhe prosperitet”, ka thënë Hajrizi.
Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, u shprehën të lumtur që një projekt i tillë po finalizohet, dhe se kjo sipas tyre është në përputhje me vizionin e qeverisë dhe shoqërisë për zhvillimin tutje në këtë aspekt.
“Është në përputhje me vizionin e qeverisë dhe shoqërisë sonë për të ecur në hap me kohën dhe për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme që në kohën e tashme janë shumë të nevojshme. Kjo është e rëndësishme për faktin se kur shikojmë në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe sektorit privat në Kosovë nuk është mjaftueshëm i zhvilluar dhe kjo do të jetë më e dobishme në të ardhmen. Ne jemi të interesuar që të sjellim sa më shumë investitorë të huaj. Digjitalizimi është fokus i qeverisë, ndaj ITP dhe UBT janë shembuj që mundësojnë zhvillimin e industrisë”, ka thënë drejtori për planifikim strategjik në zyrën e kryeministrit, Vedat Sogojeva.
Nga Ambasada Gjermane është mirëpritur zhvillimi i një qendre të tillë, e cila do të jetë lider në këtë regjion, e që do të jetë mbështetja kryesore e të rinjve për fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
“Do t’i kërkoja studentëve të shfrytëzojnë rastin dhe të lidhin kontakte me kompani të ndryshmë që janë prezente këtu. Ata kanë këtu rrjete të ndryshme dhe kjo do t’i ndihmonte në ndërtimin e karrierës së tyre”, ka thënë përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Vera Baumann.
Drejtori i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, Hans Juergen Cassens, ka thënë se UBT është një partner serioz në ndërtimin e një ekosistemi të mirëfilltë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), teksa nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Laura Zherka, ka thënë se projekti i ITP-së, është i fokusuar në shfrytëzimin e potencialit që kanë të rinjtë e Kosovës.
Hapja e qendrës teknologjike dhe inovative në Prizren u bë edhe më madhështore me prezencën e bendit të UBT-së dhe studentëve të Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, të cilët i dhanë një ngjyrë rinore dhe më ndryshe kësaj dite, me hite dhe këngë edhe të kompozuara nga vet studentët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës