LAJMI I FUNDIT:

UBT me aktivitete në Javën Kundër Korrupsionit

UBT me aktivitete në Javën Kundër Korrupsionit

Korrupsioni është një dukuri që po ndikon negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës, e për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi luftimin e kësaj dukurie, ka filluar Java Kundër Korrupsionit, që është shënuar me aktivitete të shumta, kryesisht ndërgjegjësuese.

Nën moton “Zero ryshfet për të korruptuarit”, pjesëtarë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Policia e Kosovës, të udhëhequr nga kapiteni Luan Ibrahimi, kanë njoftuar studentët dhe të pranishmit tjerë për nocionin dhe format më të shpeshta të korrupsionit, mënyrën se si vendet e Ballkanit i qasen luftimit të kësaj dukurie, si dhe hapat, institucionet e mekanizmat, që ka ndërtuar Kosova për eliminimin e korrupsionit.


Përmes një prezantimi, Luan Ibrahimi nga Policia e Kosovës, tregoi me fakte dhe statistika përparimin e vendit tonë në këtë luftë, me ç’rast, duke cituar edhe vlerësimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare, konstatoi se Kosova gjendet më mirë se shumica e shteteve të rajonit.

“Sipas organizatës Trasnparency International, Kosova në vitin 2015 ishte në vendin e 102-të, kurse në vitin 2017 ishte në vendin e 85-të, çka do të thotë se Kosova ka përparuar në luftimin e korrupsionit. Ndonëse, ky rezultat nuk na mjafton sepse qëllimi ynë është që të sjellim korrupsionin në shkallë sa më të ulët që është e mundur”, theksoi ai.

Sipas Ibrahimit, matjet krahasuese të bëra ndërmjet muajit nëntor në dy vite të ndryshme, 2017 dhe 2018,  tregojnë se për veprën penale të korrupsionit, numri i të arrestuarve është rritur për 100 për qind. Pra, siç njoftoi më tutje, nga vetëm një i arrestuar në vitin 2017, kjo shifër ka arritur në 21 një vit më pas.

Ibrahimi konstatoi se lufta nuk duhet të përfundojë këtu, derisa kjo dukuri të minimizohet në maksimumin e mundshëm, e për këtë, bëri apel tek të gjithë qytetarët që të raportojnë korrupsionin kurdo dhe kudo që e shohin apo dëgjojnë për të.

Qytetarët mund të raportojnë korrupsionin në numrat e Policisë së Kosovës, 192 ose 038 550 999, si dhe përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com . Ndërkaq, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mbesin anonim gjatë raportimit, mund të telefonojnë në numrin: 080019999.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori