LAJMI I FUNDIT:

UBS rrit fitimet

UBS rrit fitimet
The UBS AG company logo is displayed in Zurich, Switzerland, on Tuesday, Feb. 8, 2011. UBS AG, Switzerland's biggest bank, posted a 7 percent increase in fourth-quarter profit and attracted new money from wealthy clients for a second straight period. Photographer: Gianluca Colla/Bloomberg via Getty Images

Banka më e madhe në Zvicër, UBS, publikoi një rritje prej 19% të fitimit neto në tremujorin e parë, nxitur nga të ardhurat në njësinë e bankingut të investimeve, në një kohë të rritjes së luhatjeve në tregje. Rritja me 23% e të ardhurave përpara taksave në bankingun e investimeve si dhe performanca e fortë e biznesit të famshëm të manaxhimit të pasurisë, kanë sjellë të ardhura prej 1.6 miliardë dollarë në tremujorin e parë për bankën, duke thyer projeksionet e analistëve.

Zhvillimet e shpejta në tregjet e kapitalit kanë nxitur rritjen e të ardhurave nga tregtimi i titujve të kapitalit. “Kemi pasur një nisje fantastike për 2018-ën, me rezultatet që tregojnë përsëri fuqinë e biznesit tonë të diversifikuar”, tha kreu ekzekutiv, Sergio Ermotti. Shumë banka të investimeve morën një goditje prej braktisjes së planeve nga firmat për të hyrë në tregje të reja. Megjithatë, UBS, ka patur rritje të biznesit gjatë tremujorit duke këshilluar klientët e korporatave, ndërsa transaksionet private kanë kompensuar për rënien e të ardhurave nga ofertat publike.


“Të ardhurat nga konsulenca u rritën në 186 milionë franga nga 166 milionë, gjë që reflekton të ardhura më të mëdha nga blerjet dhe shkrirjet e kompanive”, deklaroi banka. Biznesi i famshëm i menaxhimit të pasurisë gjeneroi 19 miliardë franga, falë performancës së fortë në Shtetet e Bashkuara dhe Azi. Megjithatë, UBS paralajmëroi për tremujorin e dytë, duke theksuar se tensionet gjeopolitike dhe shqetësimet nga proteksionizmi kanë cënuar besimin e investitorëve. /Telegrafi/