LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni do i hakmerret Moskës për sulmet ndaj zgjedhjeve amerikane

Uashingtoni do i hakmerret Moskës për sulmet ndaj zgjedhjeve amerikane

Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa të reja kundër Rusisë pasi e akuzon atë për sulme kibernetike ndaj postës elektronike të Partisë Demokratike amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, zbulimi i të cilave u bë në përpjekje për t’i ndihmuar presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Masat mund të përfshijnë sanksione të reja ekonomike, aktakuza ndaj hakerëve rusë, restriksione ndaj diplomatëve rusë si dhe zbulimin e informacioneve turpëruese për zyrtarët rusë, raporton Reuters, The Washington Post dhe media të tjera amerikane.

Zyrtarët thonë se këto masa të reja nuk do të tejkalojnë përmasat e sulmeve sulmet kibernetike ruse, me qëllim që të mos eskalojë konflikti kibernetik.

Rusia rregullisht i ka hedhur poshtë akuzat se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjithashtu ka thënë se ka dyshime në informacionin se Rusia ka ndërhyrë, megjithëse në komunitetin e inteligjencës ekziston konsensusi se Moska në fakt ka ndërhyrë.

Presidenti, Barack Obama i ka thënë Radios Publike amerikane së fundi se “ne duhet dhe do të ndërmarrim masa” kundër Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e pyetur për masat hakmarrëse amerikane ka thënë mbrëmë se Rusia do t’i përgjigjet çfarëdo mase të Shtëpisë së Bardhë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori