LAJMI I FUNDIT:

U zhvillua në disa qytete dhe zgjati tre orë, gjithçka çfarë ndodhi në protestën e opozitës

U zhvillua në disa qytete dhe zgjati tre orë, gjithçka çfarë ndodhi në protestën e opozitës

Opozita shqiptare organizoi pasditen e së martës, datë 29 Tetor, një protestë masive, duke bllokuar për tre orë akset kryesore të rrugëve kombëtare dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Protesta, e cila ishte thirrjes e një aksioni për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, shënoi tensione në disa pika, veçanërisht në hyrjen perëndimore të Tiranës dhe në daljen nga Elbasani.

Në vendet e njoftuara për protestë, drejtues të opozitës vendosën automjetet e tyre, duke u bashkuar me disa qindra mbështetës.


Fillimisht, situata u ishte e qetë por tensioni u rrit kur policia filloi të kërkonte lirimin e rrugëve.

Në Tiranë, forcat e policisë u pozicionuan me skafandra dhe mburoja, një veprim që opozita e cilësoi si provokim, çka çoi në përplasje të shkurtra mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë protestës, disa “episode” përfshinë vënien e zjarrit në grumbuj me goma anës rrugëve, ndërsa pjesa më e madhe e protestës kaloi pa incidente të rënda.

Policia shoqëroi 11 persona në Elbasan pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

Pas protestës, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë, ku paralajmëroi se mosbindja civile do të vazhdojë.

“Qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje.Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët” tha Noka në mbyllje të aksionit opozitar, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori