Sky Sport Italia shkruan se Manchester United dhe agjenti Mino Raiola kanë takuar Juventusin dhe i kanë prezantuar ofertën prej 101 milionë euro.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio takimi i parë mes klubeve ka ndodhur mbrëmë.


Agjenti Raiola ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta dhe atë të Manchester United, Ed Woodward.

Oferta fillestare është 101 milionë euro, ndërsa mund të shkojë deri në 120 milionë.

Flitet se edhe lojtari i ka kërkuar klubit largimin pasi ka konfirmuar interesimin e djajve. /Telegrafi/

telegrafi sport app