Babai vrasës i Mylee Billingham dërgoi një seri kërcënimesh trishtuese për ish-partneren e tij para se të therte vajzën e tyre për vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, William Billingham është shpallur fajtor për vrasjen e tetëvjeçares në shtëpinë e tij pranë Walsall, West Midlands, më 20 janar të këtij viti.


x2 1

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojë një minimum prej 27 vjetësh pas hekurave.

Siç thuhet më tej, 55-vjeçari e theri vajzën e tij përmes kraharorit, pasi ishte bërë xheloz pasi mamaja e Mylee, Tracey Taundry nisi një marrëdhënie të gjinisë së njëjtë.

x3

Gjatë gjykimit, gjykatësit në Birmingham Crown Court treguan se si Billingham kishte filluar të bëhej gjithnjë e më shumë xheloz për marrëdhënien e re të ishit të tij dhe kishte frikë se do të humbte fëmijët e tij.

x4

Zonja Taundry i tha gjykatës se si marrëdhëniet e tyre ishin shkatërruar sapo ajo filloi të takohej me dashnoren lezbike Lindsey Andrews. /Telegrafi/