Vallëzimet e tija të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që profesori Lulzim Paci nga Vushtrria të fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.
Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Shumë kritika erdhën në adresë të tij, derisa ai duke folur për këtë gjë një intervistë për KTV-në, shpërthej në lot.
Ai tha se vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.
“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.
Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm.
Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhej në reagimin e Ujkanit të publikuar më 27 janar.
Lidhur me komentet negative në adresë të profesorit Lulzim Paci, kanë reaguar edhe fytyra të njohura të ekranit. Një reagim duke i dhënë mbështetje profesorit Paci, e ka bërë aktori i njohur Fatmir Spahiu.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “vallëzimi i tij mund të nxitë edhe shumë të tjerë të shfaqin pasionet e tyre”.
“Profesorit të Biologjisë, unë personalisht i dëshiroj vetëm vallëzim të këndshëm dhe të mos e ndal pasionin e tij. Boll mirë po kcejke. Ky është një problem i shoqërisë tonë, problem shumë i madh bullizimi i të gjithë atyre që kanë dëshirë të shfaqin diçka që e kanë pas pasion e dëshirë. Mos të harrojmë, ky profesor nuk është nga ata që i kemi pa tu ra shuplakë naj nxënësi, as ngacmim seksual e tragjedi tjera. Njerit i vallëzohet e le të vallëzoj në sallonin e ti. Vallëzimi i ti mund të nxitë edhe shumë të tjerë të shfaqin pasionet e tyre. Bile edhe nxënësit e ti. Sidomos kur dihet që vallëzimi është shumë i mirë për të krijuar një stabilitet mendor e shëndetësor dhe mbi të gjitha është antistres. Unë nuk kam TikTok për me përcjell, por hatri i ti do ta hapi një në mënyrë që ta përcjelli me qef. Të lumtë, suksese prof.”, ka shkruar Spahiu.
Në anën tjetër analisti politik Agron Demi ka akuzuar mediat të cilat në njëfarë forme po e mbështesin bullzimin.
“Bullizmi si strategji e mediave. Sa e sa raste, mediat kanë shku dhe kanë gjetë persona tërësisht privat, i kanë vu para kamerës, dhe i kanë ekspozu për të gjithë për me i fy një vend i tërë? Edhe asnjë rast nuk është dënuar prej Komisionit të Pavarur të Mediave. E të njëjtën gjuhë e sjellje e ke edhe në debate televizive, përveçse aty bullistat edhe paguhen me pare. E gërditshme e rrezikshme”, ka shkruar Demi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë