LAJMI I FUNDIT:

U “vërshua” nga qindra persona me bileta false, ndërpritet festivali i muzikës në Pakistan

U “vërshua” nga qindra persona me bileta false, ndërpritet festivali i muzikës në Pakistan

Një festival muzikor në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, duhej të ndalohej, pasi u vërshua nga qindra persona që posedonin bileta të rreme, kanë thënë organizatorët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjitha kjo kishte ndodhur të shtunën në Festivalin Solis, teksa personat kishin thyer edhe barrikadat për të hyrë atje.


Raportohet se shumë prej tyre zunë vend në zonën VIP, por që më pas u shemb si rezultat i mbipopullimit – ku janë shkaktuar edhe lëndime tek frekuentuesit.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha, disa gra akuzuan që janë ngacmuar seksualisht në atë gjendje kaosi.

Dhjetëra prej tyre kanë akuzuar Festivalin Solis për planifikim të dobët dhe menaxhim të sigurisë, madje kanë kërkuar edhe llogari nga organizatorët, por këta të fundit janë shprehur se e kanë dhënë më të mirën prej tyre.

“Ne e kemi planifikuar vendin dhe sigurinë tonë bazuar në numrin e biletave të shitura, megjithatë e kemi nënvlerësuar vëllimin e plotë të biletave të rreme, të shitura në mënyrë të paligjshme”, kanë deklaruar organizatorët nga Festivali Solis në Instagram.

“Ju kërkojmë ndjesë që kjo përvojë u shkatërrua nga të tjerët, nuk është dashur të rrezikonim sigurinë tuaj, dhe duhet të merrnim masa ta ndalonim menjëherë ngjarjen”, kanë shtuar ndër tjerash ata. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Kalo në kategori