LAJMI I FUNDIT:

U tha se do të lejohet organizimi i dasmave, Hoti thotë se ende nuk ka vendim final

U tha se do të lejohet organizimi i dasmave, Hoti thotë se ende nuk ka vendim final

Qeveria e Kosovës, më në fund e ka qartësuar se a do të lejohen të organizohen dasmat dhe ahengjet nga data 1 korrik e këtij viti.  

Dje në media dhe në publik është krijuar paqartësi rreth asaj nëse lejohen të mbahen dasmat dhe ceremonitë tjera.


Fillimisht zv.kryeministri Besnik Tahiri kishte deklaruar se vendimi për lejimin e dasmave hyn në fuqi, ndërsa ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi po ashtu kishte deklaruar se beson që pas analizave e diskutimeve me ekspertët, do të merret vendim nga data 1 korrik.

Por, ndryshe nga ta kryeministri Avdullah Hoti, ka sqaruar sot se ende nuk ka vendim për lejimin e tyre.

Hoti ka thënë se deri tani nuk ka vendim, duke shtuar më tej se më datën 1 korrik përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin e pandemisë, për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij “të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Hoti ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të reja për mbrojtje nga virusi.

“Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, ka pohuar ai.

Ndryshe, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi, gjatë ditës së martë ka thënë për Telegrafin se do të publikojnë një udhëzues me rekomandime për masat që duhet të merren për këto organizime.

Ministri Krasniqi: Nga 1 korriku, dasmat do të organizohen në bazë të një udhëzuesi
Lexo po ashtu Ministri Krasniqi: Nga 1 korriku, dasmat do të organizohen në bazë të një udhëzuesi

“Nga nesër, do të bëjmë një udhëzues, edhe do të jetë publik për të gjithë. Bashkë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në grupin punues në kuadër të kësaj ministrie ku edhe ne bëjmë pjesë do ta publikojmë këtë udhëzues dhe besoj se nga data 01.07.2020 do të filloj edhe organizimi i dasmave”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi për lejimin e dasmave tashmë është marrë.

“Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, ka thënë Tahiri për Express.

Kujtojmë se Qeveria Kurti kishte marrë vendim që gjatë vitit 2020 të mos lejohen tubimet për shkak të rrezikut nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori