LAJMI I FUNDIT:

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh, por nuk qëndrojnë ato lajme

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh, por nuk qëndrojnë ato lajme

Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Berisha në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se nuk qëndrojnë lajmet që kanë qarkulluar rreth tij dhe Totajt.


Ai ka thënë se ndodhet në Himare, dhe se të hënën kur të kthehet do e shikoj se çfarë po ndodh.

“Jam në Himarë se kam shumë idenë se çka po ndodhë me shokun Shaq, të hënën kthena dhe duhet me sqarua kush ishte skenaristi i këtij episodi të filmit “Zafa”. Nuk qëndrojnë këto lajme që kishin qarkulluar rreth meje dhe Shaqes, edhe pse e di se ka shumë të interesuar që me ndodh ai film”, ka thënë Berisha.

Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tre ditë radhazi, e paraqet rastin në polici
Lexo po ashtu Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tre ditë radhazi, e paraqet rastin në polici

Ndryshe Policia e Kosovës, ka konfirmuar sot për Telegrafin se Berisha ka kërcënuar përmes telefonit për tre ditë radhazi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Policia ka njoftuar se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar Zafir Berisha dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën  25.06.2022,viktima  ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga i dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori