LAJMI I FUNDIT:

U rrit në një tjetër familje, mposhti sëmundjen e rëndë dhe tani një asambleiste e sukseshme, Sasa Hoda: Ia dola!

U rrit në një tjetër familje, mposhti sëmundjen e rëndë dhe tani një asambleiste e sukseshme, Sasa Hoda: Ia dola!
Sasa Hoda (Foto: Korab Kusari)

Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, e nisi shumë e re rrugëtimin e saj në ekran, mbase jo vetëm nga dëshira, por edhe nevoja – kështu e përshkruan ajo në një intervistë për Telegrafin rrugën e jetës së saj përballë shumë sfidave si luftimi i sëmundjes dhe sigurimi i materialeve ekonomike, të cilat “e detyruan” që qysh në moshë të re t’i futet garës në një ‘reallity-show’, me shpresën se do të siguronte të ardhurat që i nevojiteshin.

Vitet kaluan, sëmundja filloi të bëhej edhe më e egër, por trupi i Sasës nuk u dorëzua kurrë. Megjithëse shërimin e gjeti jashtë kufijve, Sasa për Telegrafin thotë se ndjehet e lumtur që tashmë jetës së saj i është dhënë nga Zoti një mundësi e dytë.


Sasa Hoda rrëfen në një intervistë për Telegrafin të gjitha të pathënat nga jeta e saj. (Foto: Korab Kusari)

Tashmë ajo është shëruar krejtësisht, ndërsa është futur edhe rrugës së politikës, duke u bërë asambleiste në komunën e Gjakovës, votuar nga qytetarët e kësaj komune në zgjedhjet lokale, të mbajtur në tetor të këtij viti.

Në vazhdim, ju ftojmë të lexoni intervistën ekskluzive të vajzës nga Gjakova, e cila mposhti shumë prej sfidave në jetën e saj, dhe tani shijon suksesin…

Sasa, jeta juaj ka qenë me shumë sfida, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta dhe janë bërë të ditura për opinionin. Si do e përshkruanit në pak rreshta jetën tuaj?

Jeta shpesh di të na sfidojë, por mua sikur me sfidoi gjatë dhe në moshë shumë të re. Edhe pse e rritur nga njerëzit që më dhuruan shumë dashuri, unë në moshën 16 vjeçare kuptova se nëna që më kishte lindur më kishte braktisur si foshnje. E rritur nga Ema , babi, gjyshërit dhe hallat, mora shumë dashuri dhe isha një vajzë mjaft e llastuar. Në moshën 10 vjeçare kuptova se kisha një anomali të lindur e cila duhej trajtuar me kosto mjaft të lartë. Atëherë në moshën 17 vjeçare i hyra garës në Big Brother me besimin se do fitoj dhe do të kem mundësinë të siguroj të ardhurat që ta trajtoj këtë fenomen. Edhe pse kisha tentativa në spitale italiane, kjo nuk përfundoi me sukses, vitet po shkonin, anomalia edhe pse nuk më shkaktonte ndonjë problem që më kërcënon me jetë, po e tejkaloja me qetësi. Vitin e kaluar përjetova një gjendje të rëndë shëndetësore që më dërgoi deri në prag të vdekjes . Familja ime kërkoj ndihmë në Maqedoni, dhe nuk ja arritën, më kthyen në Prishtinë, dhe më pas aty pothuajse u përshëndetën udhët, dhe shpresa e fundit mbeti të provoja në Beograd. Ishte rast pothuajse i pa realizuar ndonjëherë me përqindje shumë të ulët në nivel botëror, po ja që mjekët u sfiduan me paragjykim që gjasat ishin shumë të vogla për të shpëtuar. Tmerrin e kësaj periudhe as qe dua ta kujtoj për hir të familjes sime dhe të gjithë atyre që më duan.

Sasa Hoda: Ju rrëfej jetën time përball shumë sfidave të arrira (Foto: Korab Kusari)

Prej vitesh merreni me gazetari. A ka qenë kjo gjithmonë ëndrra juaj?

Gazetaria ka qenë për mua një dëshirë për punë, po nga dëshira për një komunikim të hapur dhe gazetari hulumtuese. Ëndrrat e mija sa vinë e shtohen, kështu që gazetaria me sa duket do mbetet një nga profesionet e mija.

Tashmë keni përqendruar karrierën edhe në politikë duke u bërë asambleiste në Gjakovë. Si ju lindi ideja për t’iu futur rrugës së politikës?

Sfida e tejkalimit të sëmundjes më forcoi tej mase, dhe me të përfunduar i kam bërë vetës pyetje: unë ia arrita me ndihmën e Zotit, duhet të jetë një arsye e fortë që unë jam gjallë prandaj dua të prek pikat më të vështira. Vendosa t’i hyj politikës, e di që jam e re. Ndoshta mosha ime nuk më ka mundësuar ndonjë përvojë. Por përvojën e jetës dhe sfidat janë ato që më mundësuan të jem një njeri ndjeshëm dhe pozitiv gjithmonë duke besuar në të mirat që t’i ofron jeta, prandaj këtë dua ta ndaj me të tjerët.

“Jetës sime iu dha një mundësi e dytë” (Foto: Korab Kusari)

Me cilat aktivitete do të merreni tani në komunën e Gjakovës?

Si asambleiste do jem zëri i popullit, do të tentoj të jem pjesë e komisioneve për programet e të rinjve dhe njerëzve me nevojë. Do jem gjithmonë afër qytetarit dhe nuk do t’i vizitoj komunitetin vetëm për fushatë. Do të kontribuoj që zëri i femrës të dëgjohet dhe do t’i stimuloj edhe femrat tjera të jenë pjesë e proceseve, sepse ne jemi 50 për qind e popullatës.

Keni vuajtur për shumë vite nga një sëmundje e rrallë. Sa e vështirë ka qenë për ju dhe si keni arritur ta përballoni?

Kam vuajtur nga anomalia e lindur, e cila quhet Hemangiome (rritje e pakontrolluar e enëve të gjakut) dhe kjo fillimisht nuk më ka sjell ndonjë problem, pos që e kam ditur që duhet të trajtohet pasi ka pasoja. Pjesa më e vështirë ka qenë kur nuk mund të gjeja adresë se kush mundet ta trajtojë këtë anomali, problemi qëndronte se ishte ndër rastet e rralla në botë. Dhe në momentin kur kjo anomali më dërgoi në prag të vdekjes kur profesorët nga Kosova dhe Maqedonia nuk kishin guximin ta trajtonin, kur familjes time i ishte kumtuar lajmi se s’ka shpëtim, doli të jetë një mundësi për ta provuar me gjasë shumë të ulët, dhe për rezultat u trajtova nga Prof. Tomislav Randjelovic, i cili arriti të bëjë një mrekulli dhe sot unë jetoj falë suksesit të tij dhe ndihmës së Zotit për të shijuar edhe pjesën tjetër të jetës.

E nisi me gazetari, ndërsa tani Sasa Hoda i është futur edhe rrugës së politikës, duke u bërë një asambleiste në komunën e Gjakovës (Foto: Sasa Hoda/Instagram)

Kush ju ka qëndruar pranë në momentet më të vështira të jetës?

Kur situate filloi të vështirësohet, e di që gjithë familja ime ishte shumë e shqetësuar. Pjesa më e vështirë ishte kur duhej të kërkoheshin edhe mjete sepse ishin vlera shumë të mëdha parash, pasi familja ime shpenzoi të gjitha kursimet , miqtë dhe dashamirë të njohur dhe të panjohur iu përgjigjën ftesës për të më ndihmuar. Ishte ndihmë nga të gjitha anët, kjo më bënë shumë të lumtur dhe e vlerësoj shumë humanizmin e treguar nga të gjithë ata që iu përgjigjën kësaj ftese. Edhe pse isha në gjendje kromatoze, besimi i tjerëve si duket ndihmoi që unë prapë të kthehem në mesin e miqve. Më e vështira ishte kur edhe mjeku më pyeti se a pranoj që t’i hynim një operacioni në të cilin nuk ka garancion! Po e dija se nëse nuk hyj, do vdes, prandaj s’kisha asgjë për të humbur, po shkoja drejt një rruge që vetëm fati do më mbante në jetë. Kur hapa sytë, një gjë më kujtohej: që nuk e dija nëse isha në mesin e të gjallëve apo të vdekurve, nuk dita të gëzohem deri sa e kam pa fytyrën e buzëqeshur të babit. Aty kuptova se mu dha një tjetër shans në këtë botë…

Si e shihni të ardhmen tuaj? Cilat janë aspiratat tuaja?

Falë vullnetit dhe ambicieve, besoj në suksese. Dua të jem siç e thash zëri i popullit dhe të luftoj të keqën, energjia për t’i shtyrë proceset në të mirë të Kosovës, e këtë besoj mund ta bëjë duke qenë pjesë e politikave vendim-marrëse. E vetëdijshme që si femër do ta kem më vështire, por e bindur që dua të përballem pavarësisht sfidave, sepse besoj në një jetë më të mirë, besoj se ky vend e meriton të punohet dhe kontributi e di që do rezulton me suksese.

Sasa: Fale vullnetit dhe ambicieve, besoj në suksese (Foto: Korab Kusari)

Martesa a është në planet tuaja të afërta? A e ka gjetur akoma Sasa mashkullin e jetës?

Ndoshta dhe po (qesh), dashuria është gjëja më e bukur që mund të përjetojë njeriu. Prandaj ndihem shumë femër me fat.

Sasa, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit për fund?

Dua t’i përshëndes nga zemra lexuesit e Telegrafit. Me ndihmën tuaj unë jam kjo që jam, sepse ju ishit ata që besuat në mua dhe nuk dua të ju zhgënjejë asnjëherë, por dua që ju gjithmonë të lexoni për veprat e mija. /Telegrafi/

Megjithëse u përballë me shumë sfida të vështira gjatë jetës, Sasës asnjëherë nuk i mungoi buzëqeshja… (Foto: Rudina/TV Klan)

Në trend

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori