U rrëzua në plazhin e Filikurit, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

Policia e Himarës së bashku me pushues të rastësishëm kanë ofruar ndihmë për një turiste spanjolle që u rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë në zonën e plazhit të Filikurit.
Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e Komisariatit të Policisë Himarë për një incident ku një shtetase e huaj kishte nevojë për ndihmë në këtë zonë bregdetare.
Menjëherë, patrulla u nis drejt vendit të ngjarjes dhe konstattoi se turiste spanjolle ishte rrëzuar, duke pësuar lëndime në kokë.
Falë ndihmës së policisë dhe disa pushuesve të pranishëm, ajo u nxorr nga vendi ku ishte bllokuar dhe u dërgua me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Nga
Telegrafi
09/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































