Një grua 83-vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, kanë zbuluar mjekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ksenia Didukh ishte deklaruar e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin e Stryzhavka javën e kaluar pasi mjekët ishin thirrur nga të afërmit dhe e gjetën atë pa rrahje zemre.


Por rreth dhjetë orë më vonë - ndërsa familja e saj kishin aranzhuar një prift për varrosjen e saj dhe duke gërmuar varrin e saj - ajo filloi të tregojë shenja jete dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu rikthye vetëdija.

xx1 4

Duke folur për përvojën e saj afër vdekjes, Ksenia tha që ajo pa “mbretërinë e parajsës” dhe dëgjoi babanë e saj të ndjerë që e thërriste.

Duke folur për momentin kur ajo riktheu vetëdijen, Ksenia shtoi: “Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha po rrinin rreth meje”.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”.

xx2 2

Vajza Tetyana Potomchenko tha se mjekët u thirrën së pari rreth orës 6 të mëngjesit, kur nëna e saj, një infermiere në pension, u sëmur rëndë.

Dhe sipas saj, mjekët thanë se nuk kishte kuptim ta çonte në spital sepse ajo po vdiste.

Ata kryen një EKG për të kontrolluar pulsin e saj dhe zbuluan se ajo tregon një vijë të sheshtë, kështu që e shpallën të vdekur.

xx5

Kështu, familja vazhdoi të bënte aranzhime për varrosjen e saj, përfshirë angazhimin e një prifti, gërmimin e një varri dhe një darkë funerali.

xx3 2

Por Potomchenko kujton: “Rreth orës 7.30 të mbrëmjes, ne prekëm ballin e saj, dhe ishte i ngrohtë”.

Kur Ksenia mbërriti në spital ajo u deklarua të jetë në gjendje kome, përpara se të fillonte të fliste me mjekët.

xx4 2

Dr. Tetyana Katylova, zv.drejtore mjekësore e spitalit rajonal Vinnytsia, tha: 'Unë kam punuar si mjeke për 20 vjet, por nuk kam parë diçka të tillë'.

Ndërsa prifti Roman Petrik, i cili ishte angazhuar për të kryer funeralin e saj, shtoi: 'Ka ndodhur një mrekulli e ringjalljes’. /Telegrafi/