Kalvin Phillips është një nga blerjet më të shtrenjta të Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar veror të këtij viti.

Mirëpo kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga transferimi i tij te Manchester City, Phillips nuk po luan fare.


27-vjeçari ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me fanellën e Cityt ku në total ka 54 minuta duke mos lënë fare gjurmë.

Phillips ishte i grumbulluar nga Gareth Southgate në Kampionatin Botëror 'Katar 2022', por duket se as kjo aventurë nuk ka qenë e mirë për anglezin.

kalvin phillips and pep guardiola 1zw1esi3e5ky13501njzt8i9q

Ai është rikthyer në klubin e tij Manchester City si mbipeshë dhe këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola duke e lënë jashtë sfidës me Liverpoolin, pasi nuk e grumbulloi as në bankën rezervë.

“Philliphs nuk ka asnjë lëndim, thjesht është jashtë skuadrës pasi u rikthye mbipeshë në stërvitje".

Screenshot 2 95

"Nuk është në kondicionin e duhur për të luajtur”, ka deklaruar trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Kujtojmë që City arriti fitore ndaj Liverpoolit në kuadër të 1/8 së finales në Carabao Cup me rezultat 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app