Ditë më parë qytetarët kishin raportuar në “Ndreqe.com”, tri ankesa për gropa në lagjen “Dodona”, në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook të “Ndreqe.com”, bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj këtyre ankesave duke bërë rregullimin e gropave.


“Tri ankesa për gropa në rrugë që janë raportuar nga qytetarët në lagjen Dodona në @Kryeqyteti Prishtina  janë rregulluar nga komuna”, thuhet në postim.

Ndërkaq, për çdo parregullsi apo problem në komunën tuaj raportoni në platformën “Ndreqe.com”, në mënyrë që zgjidhja të jetë më e shpejtë. /Telegrafi/