LAJMI I FUNDIT:

U raportua se SHBA ka një plan sekret për një luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni, vjen reagimi i Trumpit

U raportua se SHBA ka një plan sekret për një luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni, vjen reagimi i Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar një raportim të New York Times se aleati i tij i ngushtë, miliarderi Elon Musk, do të informohej nga Pentagoni të premten për planin e ushtrisë amerikane për çdo luftë që mund të shpërthejë me Kinën.

“Kina as nuk do të përmendet apo diskutohet”, tha Trump në një postim në Truth Social lidhje me takimin e Pentagonit.

Shefi i Pentagonit Pete Hegseth njoftoi se takimi do të ishte “për inovacionin, efikasitetin dhe prodhimin”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në takim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe do të ishte një pasqyrë e një numri temash të ndryshme, duke përfshirë Kinën.

Sipas raportit të New York Times, informimi do të përfshinte 20 deri në 30 sllajde që parashtronin mënyrën se si SHBA do të luftonte në një konflikt me Kinën.

Gazeta citoi dy zyrtarë amerikanë që nuk i identifikoi.

Dhe qasja në planin ushtarak të ruajtur nga afër do të shënonte një shtrirje të rolit të Musk si këshilltar i Trumpit, i cili ka udhëhequr përpjekjet për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë së SHBA-së.

Kjo do të nxiste gjithashtu pyetje në lidhje me konfliktet e interesit për Musk, i cili si kreu i Tesla dhe SpaceX ka interesa biznesi në Kinë.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se Musk do të tërhiqet nëse lind ndonjë konflikt interesi midis marrëdhënieve të tij të biznesit dhe rolit të tij në shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Botë
Siguri, jo forcë paqeruajtëse në Ukrainë - çfarë do të bëjë dhe çfarë nuk do të bëjë forca e koalicionit

Siguri, jo forcë paqeruajtëse në Ukrainë - çfarë do të bëjë dhe çfarë nuk do të bëjë forca e koalicionit

Evropa
I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

Botë
Gjermania sekuestron cisternën që i përket “flotës së fshehtë” ruse

Gjermania sekuestron cisternën që i përket “flotës së fshehtë” ruse

Evropa
Erdogan për sulmet e Izraelit: Ata që vrasin fëmijë do të mbyten në gjakun e të pafajshmëve

Erdogan për sulmet e Izraelit: Ata që vrasin fëmijë do të mbyten në gjakun e të pafajshmëve

Botë
Vdes një nga spiunët më të rëndësishëm rus të Luftës së Ftohtë - sekretet që ai i dha Britanisë ndihmuan në shmangien e një lufte bërthamore

Vdes një nga spiunët më të rëndësishëm rus të Luftës së Ftohtë - sekretet që ai i dha Britanisë ndihmuan në shmangien e një lufte bërthamore

Botë
Kalo në kategori