LAJMI I FUNDIT:

U raportua se mjekët e QKUK-së nuk po ia lëshojnë dokumentin për trajtim jashtë vendit, Klinika e Ortopedisë sqaron rastin e 12 vjeçares

U raportua se mjekët e QKUK-së nuk po ia lëshojnë dokumentin për trajtim jashtë vendit, Klinika e Ortopedisë sqaron rastin e 12 vjeçares

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka dalë me një sqarim lidhur me raportimet e djeshme që janë bërë në media, për rastin e pacientës E.M 12 vjeçare, ku u tha se mjekët e QKUK-së nuk po i ofrojnë dokumentin për trajtim jashtë vendit.

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë në një sqarim për media ka thënë se pacientja në fjalë është një rast elektiv, i planifikuar  për vizita ambulantore dhe nuk ka të bëjë me asnjë urgjencë mjekësore.


“Pacientja në fjalë vuan  nga një deformim i rëndë i sistemit osteomuskular dhe për këtë arsye disa herë i’u ka nënshtruar intervenimeve për këtë qëllim nga ana e ortopedëve pediatër jashtë vendit. Me datë 10.11.2022, është paraqitur në ambulancën specialistike ortopodike spinale, me një dokumentacion të shkruar  me dorë, pa faksimil, pa emër të mjekut, është kërkuar nga ana e prindit me insistim për trajtim jashtë vendit”, thuhet në sqarim.

Më tej bëhet e ditur se më datën 10.11.2022 është bërë vizita mjekësore në prani të konsiliumit  në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe më pas është lëshuar një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokument valid mjekësor me procedurë operative e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale operative.

“Deri më sot, pala nuk ka sjellë asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative. Ne si Kolegjium, kërkojmë nga Inspektorati Shëndetësorë të bëjë inspektimin e dokumentit të prezantuar në vizitën e datë 10.11.2022,  i cili  është publikuar edhe në media, e që është me dorëshkrim, pa protokoll , pa vulë dhe pa emër të mjekut ordinues”, thuhet në sqarim.

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka thënë se si klinikë janë të gatshëm në çdo kohë t’i dalim në ndihmë jo vetëm këtij pacienti, por secilit qe paraqitet tek ta.

“Ju njoftojmë se vetëm për 4 muajt e fundit, Reparti Spinal me 3 specialistë të këtij profili ka realizuar  rreth 30 operime spinale të cilat  fatmirësisht  kanë rezultuar të suksesshme  që buxhetit të shtetit i  janë kursyer  së paku gjysmë milion euro, bazuar në pro-faturat e operimeve jashtë vendit”, thuhet në fund të sqarimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori