Ushtarët amerikanë kanë vrarë një pjesëtar të regjimit sirian të Bashar al-Asadit pas një konflikti pasi forcat e regjimit u përpoqën t’i ndalojnë në rajonin Al-Hasakah të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që AA thotë se ka marrë nga burime të sigurta, mësohet se një numër i madh i forcave “Shabiha” pro-regjimit në orët e para të mëngjesit u përpoqën të pengojnë kalimin e autokolonës amerikane në pikën e kontrollit të regjimit në fshatin Khirbet Amo, i cili ndodhet mbi rrugën Al-Hasakah-Al-Qamishli.
Burimet njoftuan se disa prej milicëve që i prenë rrugën e patrullës ishin të armatosur dhe se pas tensioneve mes palëve ka humbur jetën një milic – si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët amerikanë.
Pas kësaj, theksohet se edhe milicët Shabiha janë kundërpërgjigjur duke hapur zjarr në ajër.
Pas ngjarjes, ushtarët amerikanë janë kthyer me mjetet e tyre në qendrën e qytetit Al-Hasakah, ndërsa milicët Shabiha me veshje civile janë shpërndarë.
Pas incidentit, dy avionë luftarakë të SHBA-së u ngritën nga baza Tel Beyder në Al-Hasakah dhe ndërmorën sulme ndaj dy pikave ushtarake të forcave të regjimit në rajonin Khirbet Amo.
Në vijën patrulluese të ushtarëve amerikanë ndodhen disa pika ushtarake që i përkasin ushtrisë së regjimit dhe grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane.
Forcat e SHBA-së javën e kaluar filluan punimet për ndërtimin e bazave dhe pikave të reja ushtarake në dy vende në afërsi të rajonit ku ndodhi incidenti në Al-Hasakah.
Ndërkaq, në anën tjetër, agjencia e lajmeve e regjimit, SANA, në lajmin e saj të fundit lidhur me ngjarjen pretendoi se si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e SHBA-së është vrarë një civil dhe është plagosur një tjetër.
SHBA me fillimin e operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes” evakuoi bazat e saj në zonën e operacionit dhe i dha përparësi vendosjes së saj në rajonet pranë fushave të naftës.
Aktualisht, forcat e SHBA-së, të cilat vazhdojnë mbështetjen për organizatën terroriste YPG/PKK, janë të pranishme në gjithsej 11 baza dhe pika ushtarake në rajonet Al-Hasakah, Raqqa dhe Deir ez-Zor, të cilat ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste.
Gjithashtu, Washingtoni dërgon vazhdimisht përforcime ushtarake për pikat dhe bazat ushtarake që ndodhen në fushat e naftës nën okupimin e terroristëve të YPG/PKK-së.
Edhe presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se kanë vendosur nën siguri fushat e naftës në lindje të vendit dhe se një pjesë e ushtarëve amerikanë do të qëndrojnë atje.
Rajoni nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK kohët e fundit është bërë skenë e mosmarrëveshjeve SHBA-Rusi. Forcat amerikane që nga 18 janari kanë ndërprerë rrugën dhe kanë shkaktuar kthimin pesë herë të ushtarëve rusë të cilët janë përpjekur të mbërrijnë në fushën e naftës Rumaylan në verilindje të rajonit Al-Hasakah.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare – pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE – nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania