LAJMI I FUNDIT:

U paguan 8 milionë euro për radarin jofunksional

U paguan 8 milionë euro për radarin jofunksional

Projekti 8-milionësh për modernizimin e navigimit ajror përmbante zëvendësimin e radarit të vjetër i cili ofronte sinjal “MODE M”, me një radar i cili do të duhet të ofrojë sinjal “MODE S”. Por, edhe pse janë paguar 97% të vlerës së kontratës, radari i instaluar ende punon vetëm me “MODE M”, ashtu siç punonte edhe radari i vjetër

Hiç më pak se 7.9 milionë euro janë shpenzuar deri më tash për modernizimin e navigimit ajror. Mirëpo, edhe përkundër shpenzimit të një shume aq të madhe të parave, radari i ri vazhdon të mos jetë funksional. Projekti 8-milionësh përmbante zëvendësimin e radarit të vjetër në atë kohë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), i cili ofronte sinjal “MODE M”, me një radar i cili sipas kontratës së nënshkruar mes ANP-së dhe kompanisë “TCN Internacional” do të duhet të ofrojë sinjal “MODE S”, si sistem më i avancuar i navigimit.

Po ashtu, burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se sistemi i ri i radarit ashtu siç ishte specifikuar do të duhej të ofronte edhe funksionalizimin e pozicioneve të punës për kontrolloret e trafikut ajror që punojnë në radar, por ndonëse deri më tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit

Ajror (ASHNA) ka pranuar teknikisht obligime financiare me vlerë prej 97% të vlerës së kontratës, ndërsa radari i instaluar ende punon vetëm me “MODE M”, pra ashtu siç punonte edhe radari i vjetër. /Zëri/Telegrafi/