LAJMI I FUNDIT:

U njoh në Facebook me një vajzë dhe u rrëmbye pas saj, ishte shtatë muaj pa shkuar në shtëpi – motra e tij ka një mesazh për të! (Video)

U njoh në Facebook me një vajzë dhe u rrëmbye pas saj, ishte shtatë muaj pa shkuar në shtëpi – motra e tij ka një mesazh për të! (Video)

Paola ka ftuar vëllain e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ai është larguar nga shtëpia që prej muajit tetor me të fejuarën e tij dhe nuk ka shkuar më t’i takojë.

“Jemi rritur në një familje me shumë sakrifica. Babai jonë është invalid sepse kur ka shkuar në Greqi për të punuar, ushtarët grekë e kanë goditur dhe e kanë paralizuar. Mami im filloi të punonte që kur ishte shtatzënë me vëllain tim, që prej 20 vitesh në punë të zezë dhe asnjëri nuk ja ka ditur. Ajo përpiqet të punojë gjithë natën ndihmës kuzhiniere që ne të mos na mungojë gjë. Gjatë ditës mban babin dhe… kam dhe një gjyshe të sëmurë… dhe një hallë të sëmurë. Vëllai ka mbaruar në shkollë profesionale për dyer dhe dritare alumini, por nuk punon. Unë jam shumë e lidhur me të. Çdo gjë do kishte Klajdi do të ma thoshte një herë mua, se ai nuk hapej. Por në muajin Tetor, në orën 3 të natës, ai vendos të largohet nga shtëpia pa dijeninë tonë.


Arditi – Pse u largua?

“Sepse vendosi të jetojë me vajzën që është sot, Salidën, të cilën e ka njohur nga Facebook-u. Gjyshi nuk është se nuk pranoi, por Klajdi nuk ishte i gatshëm që të merrte këtë iniciativë sepse ai as nuk punonte, si do ta krijonte jetën me atë vajzë?“

Paola rrëfen se Klajdi shkoi në Korçë sepse donte të jetonte me Salidën, por nuk e di arsyen se pse ai nuk e mori atë të jetonin në Fier, edhe pse ata ia kanë kërkuar të dyve.

“Kam folur me Salidën dhe më kanë thënë se nuk kanë mundësi ekonomike për të ardhur. E kam ndihmuar me lekët e udhëtimit dhe prapë nuk kanë ardhur. Më ka thënë se duhen gjëra të tjera që nuk vjen dhe i kam thënë hajde në Fier dhe do të marr unë çfarë do tjetër, vetëm hajde. Kam folur shumë herë, më ka thënë do vij, por asnjëherë nuk ka ardhur. Ndaj mora këtë vendim për ta sjellë Klajdin këtu, se edhe nëna ime këtë donte.”

Arditi – Kush mendon ti se influencon më shumë për të mos ardhur?

“Nuk e di kujt t’ia vej fajin!”

Arditi – Pse nuk keni shkuar t’i takoni?

“Mami ka shkuar vetëm një herë, kur e kanë marrë ata në telefon për të bërë fejesën. Ata nuk kanë ardhur tek ne. Ne kemi gjyshin, të cilit nuk mund t’i kthej dot fjalën. Ai nuk e njeh fare nusen. Gjyshi ka që prej muajit Tetor që pret Klajdin të vijë në shtëpi ta shikojë. Para një muaji kaloi në gjendje shoku dhe për 4 ditë nuk dinte asgjë. Unë e kam marrë Klajdin, por që u përgjigj Salida në telefon, duke qarë e duke i thënë të vinte sepse doktorët nuk na dhanë më shpresë. Dhe këta prapë nuk erdhën! Kjo më rëndoi shumë, aq sa u shtrova dhe unë pas gjyshit sepse kalova në një gjendje shumë të keqe. Gjyshi thotë se Klajdi do të vijë vetëm kur të vdesë ai.”

Arditi – Çfarë kërkon nga Klajdi?

“Kërkoj kthimin e tij në shtëpi! Ai është lumturia jonë.”

Arditi – Pse mendon se Klajdi do të pranojë të vijë sot?

“Sepse ndoshta Klajdi nuk i ka menduar mirë gjërat para se të veprojë, por para familjes unë nuk vë asgjë dhe asnjë! Besoj se Klajdi sot do të kthjellohet dhe do të kthehet në shtëpi.”

Klajdi jo vetëm që ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, por ka marrë dhe Salidën.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori