Për çdo ditë po lexoj e po shoh gjëra kundër ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë. Dje pashë që kishte shkruar Halil Matoshi e Bardhyl Metaj, sot po shoh që paska shkruar edhe Enver Robelli e Avni Jashari, besa pardje kam parë qe kishte shkruar edhe Adnan Abrashi e Avni Rudaku, ishte edhe një tjetër që fatkeqësisht s`po më kujtohet emri. Po ç`rëndësi ka se kush po shkruan apo se si e ka emrin ai apo ajo që po shkruan, e rëndësishme është që të gjithë po e shohin e po e lexojnë, po a po e komentojnë,a po veprojnë kundër këtyre të këqijave që po na ndodhin e që po i dëgjojmë e lexojmë c do ditë që e ka falë i lumi Zot.

Kur isha i vogël babi im gjithmonë mbante një radio afër vetes, unë atëherë se kuptoja se pse po e mbante atë radio afër. Sa herë që hyja me vrap në dhomë për te kërkuar diçka dhe si zakonisht me zë të larte, babi më ndërpriste me SHUJ ulu aty. Sa shumë më acaronte kjo fjalë, të them të drejtën e urreja,pastaj babi vërente se më humbi disponimi dhe për të më qetësuar më thoshte eja te babi e dëgjojmë s bashku, kjo më gëzonte sepse mendoja që edhe unë u bëra i rëndësishëm dhe di të n`dëgjoj diçka. Afrohesha te radio por në fakt s’kuptoja gjë, pos që e dekoncentroja babin duke e pyetur se çka është kjo fjalë apo ajo tjetra sepse ishte radio Tirana, dhe gjëja e vetme që kuptoja ishte se e dija që po fliste shqip, por jo edhe ç`farë fliste. Rrija pak ashtu por mërzitesha shpejt dhe i thosha babit se kur të rritem do të dëgjoj sepse akoma i vogël jam, por ti ma ruaj radion sepse do të bëj si ti. Babi qeshte pak dhe më thoshte shko bir, shkoluaj, sepse kur të rritesh s’do të kesh nevojë për radio, atëherë gjërat do të jenë ndryshe dhe s’do të kemi nevojë për radio.


Koha kaloi dhe unë u rrita. Radion që i kisha thënë babit të ma ruante se kemi më, kemi ndërruar shumë sosh. Sa herë që babi ndërronte radion unë qaja, mendoja se s’do blinte tjetër, por jo në fakt ai e hidhte të vjetrën dhe blinte një të re, sepse i maltretonte shumë duke i kaluar herë në një frekuencë e herë në një tjetër,duke u munduar që të jetë sa më mirë i informuar për ngjarjet që ndodhnin. Për veç që babi më gënjeu duke më thënë se do të ma ruante radion e parë, ai nuk e bëri sepse ajo u prish, përveç kësaj ai më tha dhe shumë gjëra që tani nuk më dalin ashtu siç babi më patë premtuar. Më afronte afër vetës duke me mbajtur ligjërata te gjata, më thoshte se kur te bëhet Kosova e pavarur, ti do të jesh ushtarë i saj, se ti do të kesh një punë të mirë,se ti do te studiosh ne vendin tënd ku aty do të ketë profesorë më të mirë, ti do te kesh mundësi te shkosh në Shqipëri pa pasaporte,ti do të kesh gjithçka që unë tani s’kam etj.

Gjithë këto gjëra babi mi thoshte pak para se të flija,sa shumë më pëlqenin, ndodhte që i thosha të mi përsëriste prapë se më bënin shumë të lumtur,aq të bukura më dukeshin këto saqë pyesja babin, babi pse nuk po shkruan një libër me përralla?, do të kesh shitjen më të madhe më beso. I thosha kështu ngase më dukej se po më tregon përralla, se vetëm ato më bënin të flija. Babi si zakonisht vetëm buzëqeshte pak dhe vazhdonte në tregimet e tija,por që sytë dhe fytyra e tij nuk ishte njollojë sikur atëherë që më tregonte Kësulëkuqen apo Borëbardhën,dallimi ishte se kur mi tregonte këto disi i vezullonin sytë dhe fytyra i qeshej dhe e vëreja që nuk ishte një tregim i zakontë i përrallave, dhe kjo nganjëherë më hutonte dhe më bënte të pyesja veten nëse vërtet edhe këto janë përralla apo të vërteta?

Këtë pyetje vazhdoj ta bëjë edhe sot, por tani jo më babit sepse që nga paslufta e këtej babi nuk më ka treguar kurrë më ato përralla, veçse aty këtu ndonjëherë Kësulëkuqen, por edhe këtë disi si në dyshim. Babi im se ka pasur zakon kurrë pesimizmin,shpesh mendoja që është njeriu më optimist ne botë dhe i thosha që pse je kështu? - ai ma kthente menjëherë: sepse kështu duhet dhe sepse jam shqiptarë. Kjo ishte përgjigja më e shpejtë që merrja ndonjëherë nga babi.

Gjërat ndryshuan krejtësisht, radiot i ndërruam sepse prisheshin menjëherë, por ajo që nuk ndryshoi kurrë ishte optimizmi i babit,ai akoma vazhdon të mendon se do të bëhet mirë por duke mos i dhenë vetes asnjëherë mundësinë e tregimit të përrallave. E vetmja gjë nga ato përralla që tani vërtet ka ndodhur, është se ne Shqipëri mund te shkoj pa pasaportë, por jo edhe pa një dokument.

Sot bleva një radio, kjo është shumë herë më e bukur se ato që kishte babi im,por u mërzita shumë, fillova të qaj, ehhh se si u bënë kohët. Meqë jam larg nga babi, vendosa ta thërras ne telefon dhe ti tregoj që sot kam blerë një radio. Me ti treguar babi filloi të qante, fillova dhe unë, mundoheshim te ndalonim por s`ja arritëm dot dhe e ndërpremë linjën. Unë u ula afër kompjuterit tim dhe qaja, duke ndenjur ashtu pas 15 minutash, më arriti një letër, fshiva sytë pak dhe thash të shoh se kush është. Sapo e hapa e pashë që ishte babi, por nga fillimi i kësaj letre dyshoja të jetë ai, sepse zakonisht fillonte me: "Si je biri im" kurse kjo që tani po hapja kishte një fillim ndryshe nga ato që isha mësuar të marr nga babi.

Radio, ishte fjala e parë që fillonte atë letër, Radio që ti ke ble biri im, uroj që të dëgjosh vetëm gjëra të bukura dhe jo nga ato që dëgjoj unë sot, më fal biri im që të kam gënjyer duke të thënë se kur të rritesh s’do të të duhet ty sepse gjërat do të jenë të rregulluara,por ja që kam gabuar si me radion ashtu edhe me të tjerat se gjithçka do të kesh...letra vazhdonte me kërkim faljen e babait duke thënë se nuk e kishte bërë me qëllim por që kështu i shihte gjërat atë kohë të pa kohë. Mes rreshtash shihja lotët e babit, shihja ata lot të atij njeriu që s’pushoi kurrë së kërkuari liri, por në të njëjtën kohë s’pushoi kurrë të qenurit optimist.

Sa keq që unë akoma vazhdoj të dëgjoj radion dhe se dita ditës po bëhet edhe më keq,por që s`ka qare pa u bë mirë këtë po ta premtoi biri im....ishin këto fjalët e fundit që babi kishte shkruar mbi atë letër. Fjala e fundit ma vuri buzën në gaz, më bëri që të qesh paksa pas gjithë atyre lotëve që kisha derdhur, thash me vete se si ky njeri është kaq i vendosur dhe i pa lëkundur në optimizmin e ti!, mbase këtë përgjigje s`do ta marr as nga psikologët.

Për ta qetësuar babin vendosa ti shkruaja, por jo një letër të gjatë siç isha mësuar ti shkruaja gjithnjë. Kësaj radhe do ti shkruaj pak fjalë, por shumë të qarta.
"I dashur babi, unë radion e kam blerë vetëm te dëgjoj muzikë, dhe jo përralla. I dashur babi mos ki merak sepse ti s`më gënjeve mua, por që ata të gënjyen ty, e që pastaj ti e transmetoje tek unë gënjeshtrën e tyre te kulluar. I dashur babi, unë të falënderoj për gjithçka ti ke bërë për mua, edhe për ato përralla të bukura që më tregoj atëherë, dhe nuk te urrej pse më ke gënjyer sepse ti më ke bërë qe unë të bi në gjumë duke dëgjuar gjërat më të bukura që mund të ketë dëgjuar ndonjë fëmijë ne botë. Janë përrallat më të bukura te pa shpërblyera me ndonjë çmim të lartë për përralla, sepse këto ishin përrallat që mua dhe moshatarët e mi na bënin te flinim si qengj.

I dashur babi,unë tani po bij të fle,por jo si atëherë me përrallat e tua,por me të vërtetat e hidhura që po i ndodhin vendit tone, e që unë përveç që po i n`dëgjoj, po i shoh e po i lexoj, por që nuk po i konsideroj si përralla por ashtu siç janë në të vërtet TË VËRTETA.

I dashur babi, është e vërtet që dyert mbetën të hapura pas lufte dhe aty hynë hajdutët, ata hajdut që para lufte bëheshin kinse po e ruanin shtëpinë, e sapo u hapën dyert ata hynë dhe vetëm po plaçkitin. Po ndërrohen herë pas here,por që s`po ndalen dot së vjedhuri shtëpinë e tyre. Booo sa të pa fytyrë që qenkan. O babi, KUSH JANË KËTA NJERËZ QË SJAN SHKOLLUE E NUK JAN MSUE QË NJERI NUK BAN SHPIN E VET ME VJEDH? EDHE SA VJET DUHET ME SHKUE E ME I DURUE KËTA NJERËZ QË FORCEN MA KANË MARRË? JANË KËTA NJERËZ QË DJELLIN MA KANË NALË. I dashur babi, unë pres përgjigje nga ti, shpresoj të mos jenë përralla.
Për babanë më të mirë në botë dhe më optimist ne univers... nga djali yt, i pa toke, e zemër plastë".

Ditët po kalojnë,babi s`po përgjigjet,shpesh po dëgjohemi por që asnjëherë s`po i bijën andej. Ndoshta s`po ka dëshirë të tregoj përralla më,apo ndoshta ka frikë se mos po i ndodhë ndonjë e keqe.

Tani publikisht e lus babin tim të më përgjigjet, dhe i them bëj me gisht nga ata që po e vjedhin shtëpinë, nga ata të pa shkolluar. Bëj me gisht babi se të premtoj që unë do të të mbroj, mos ke frikë sepse jam unë këtu dhe s`do të ndodhë gjë. Të lutëm babi mos më lejo ti rris fëmijët e mi me radio e me përralla.

(Autori është student i shkencave politike “Universita di Perugia” Terni – Itali)