LAJMI I FUNDIT:

“U ndal një veturë dhe personi brenda ma drejtoi revolen me silenciator”, Salihaj tregon si i shpëtoi atentatit

“U ndal një veturë dhe personi brenda ma drejtoi revolen me silenciator”, Salihaj tregon si i shpëtoi atentatit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj në “Debat Plus”, ka rrëfyer për ditën kur sipas tij u tentua të vritej.

Tentim atentati sipas, Salihajt, kishte ndodhur më 12 qershor të vitit 2000.


Ai tregoi se në atë datë, disa persona të panjohur për të e kishin përcjellë me veturë, në kohën kur ky ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Në një moment sipas Salihajt, një person e kishte drejtuar revolen ndaj tij.

“Në 12 qershor të vitit 2000, në përvjetorin e parë të çlirimit të Ferizajt. Disa persona që më kanë përcjell, kur po kthehesha në shtëpi, më kanë përcjell me një makinë. Në një moment kanë dal paralelisht me mua dhe personi që ka qenë pranë shoferit, e ka hap dritaren, unë e kam pasur të hapur dritare, se ishte verë. Ma ka drejtuar një revole me silenciator, dhe më ka thënë “tungjatjeta”, ka rrëfyer Salihaj.

Pas këtij momenti, Salihaj ka treguar se edhe ai e ka drejtuar revolen ndaj tij, por që asnjëri nga ta nuk e ka tërheq këmbëzën.

“Jam munduar të kem kujdes, por s’kam qenë shumë. E kam pasur një armë me vete, kur e kam parë makinën që po më përcjell, kam supozuar që mund të jenë ata. Kur ma kanë drejtuar revolen, edhe unë ia kam drejtuar atij. Ka qenë një situatë dramatike, unë se kom tërheq këmbëzën, as ai nuk e ka tërheq”, ka thënë Salihaj.

Bërbatovci s’beson se Gjykata Speciale do ta ndriçojë rastin për vëllain e tij të zhdukur
Lexo po ashtu Bërbatovci s’beson se Gjykata Speciale do ta ndriçojë rastin për vëllain e tij të zhdukur

Pas kësaj, Salihaj ka treguar, se ka shtënë me armë tri herë, por pa e goditur askënd për shkak të pozitës së tij të papërshtatshme.

“Pas disa sekondave, makina e tyre ka filluar të ec prapa, unë ndërkohë kam arritur ta heqë siguresën dhe kam shti nja tri herë. Pozita ka qenë e papërshtatshme nuk kam shti drejt, dhe nuk e kam goditur as veturën. E gjithë kjo ka ndodhë 250 metra pa arritur në shtëpinë time, në Ferizaj”, ka thënë ai.

Salihaj ka thënë se sipas gjitha gjasave, plani ka qenë që ai të vritej para shtëpisë së tij.

“Kur kam shkuar të hyjë në oborrin tim, një makinë tjetër ma kishte bllokuar hyrjen, jam ndalë 20-30 metra larg, kam prit të shoh se çfarë po ndodhë dhe ajo makina ka ikur. Sipas gjitha gjasave, plani ka qenë që vrasja të kryhej te hyrja e oborrit tim”, ka thënë ai.

Salihaj ka thënë se ka pasur paralajmërim nga një pjesëtar i SHIK-ut, të cilit për arsye të sigurisë nuk ia përmendi emrin, se mund të ketë atentat ndaj tij.

“Disa ditë më herët kam pas paralajmërim prej një personi të SHIK-ut, nuk mund ta them sepse rrezikohet jeta e tij. Ma ka tërheq vërejtjen, se seriozisht se me 12 qershor është përgatit vrasja jote. Më ka thënë që plani është të vritesh dhe të thonë se e kanë vrarë familjet e dëshmorëve, si spiun i Serbisë”, ka thënë Salihaj.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori