LAJMI I FUNDIT:

U mbajt takimi i grupit ndër-ministror kundër dhunës në familje

U mbajt takimi i grupit ndër-ministror kundër dhunës në familje

Zëvendësministrja, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Nita Shala mblodhi në takimin e tretë me radhë Grupin Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, me synimin e mirë-koordinimit të përgjigjes ndaj rasteve të dhunës në familje nga institucionet përgjegjëse si dhe ndërmarrjen e hapave për parandalimin e dhunës në familje.

“Të pranishmit diskutuan mbi nismën dhe bashkëpunimin në finalizim të nismës nga Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë do të ndryshojë Ligjin Kundër Dhunës në Familje në linjë me dispozitat e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje. Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë dhe obligimin për të hedhur të dhëna në databazën e rasteve kundër dhunës në familje dhe për adresimin e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale”, thuhet në njoftimin për media.


Përveç përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, në takim u lidhën përmes linjës elektronike 9 ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori