LAJMI I FUNDIT:

U mbajt kuizi dhe forumi i Klubit te Ekonomistëve të RIT Kosova – A.U.K. (Foto/Video)

U mbajt kuizi dhe forumi i Klubit te Ekonomistëve të RIT Kosova – A.U.K. (Foto/Video)

Më 29 Prill, klubi i Ekonomistëve të RIT Kosova (A.U.K) organizoj një kuiz dhe forum ku u shtjelluan temat ekonomike të Kosovës dhe ku garuan studentët nga tri universitete dhe kolegje. Në këtë forum dhe kuiz morën pjesë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Kolegjit Riinvest dhe RIT Kosova apo siç njihet Kolegji AUK.

Derisa forumi është një aktivitet që organizohet për çdo vit, kuizi u organizua për herë të parë në Kosovë. Kuizi kishte për qëllim sfidimin e njohurive të studentëve të universiteteve të ndryshme në lëminë e ekonomisë, si dhe edukimin e publikut në ekonomi përmes mënyrave më atraktive.


Në pjesën e forumit prezantuan tri grupe të studentëve nga secili Universitet dhe Kolegj. Studentët nga UP-ja prezantuan temën “Ndikimi i Migrimit në Ekonominë e Vendeve në Zhvillim, Rast Studimi Kosova”, ata të Kolegjit Riinvest me temën “Ndikimi i Politikave Fiskale në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës” derisa studentët nga RIT Kosovë (A.U.K) u paraqitën me temën “Kosova në Rangimet Ndërkombëtare”.

Në pjesën e kuzit, të gjitha universitetet dhe kolegjet u përfaqësuan nga një ekip i përbërë nga 3 studentë që garuan ndërmjet veti. Studentët nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënuan pikët më të larta në garë duke marr kështu me veti trofeun e vendit të parë, medaljet për pjesëmarrësit dhe 500 Euro çmimin për studentët pjesëmarrës. Studentët e RIT Kosovë (A.U.K) morën trofeun për vendin e dytë dhe 300 Euro çmimin për studentët pjesëmarrës, derisa studentët e Kolegjit Riinvest morën trofeun e vendit të tretë dhe 200 Euro çmimin për studentët pjesëmarrës.

Me rastin e ndarjes së çmimeve, Kaltrina Zeka, udhëheqëse e klubit të ekonomistëve të RIT Kosova, njëherit edhe organizatore e këtij evenimenti theksoi se “Sot të gjithë janë fitues, ngase të gjithë do marrin me veti njohuri të reja të ekonomisë të fituara nga kolegët e universiteteve dhe kolegjeve tjera”.

Ajo gjithashtu falënderoi edhe sponsorin gjeneral “Telekomi i Kosovës” i cili e ka bërë të mundshëm ndarjen e çmimeve dhe mbajtjen e këtij forumi.

Klubi i Ekonomistëve të RIT Kosovë (A.U.K) ka afro 110 anëtarë/studentë. Si klub ata bëjmë aktivitete të shumta dhe të ndryshme që kanë kryesisht për qëllim ngritjen dhe shfaqjen e punës së studentëve të ekonomisë. Me këtë ne mundohemi të analizojmë dhe kontribuojmë në ekonominë e Kosovës. Ata mbajnë edhe ushtrime në lëndë të ekonomisë sidomos para provimeve për studentë. Përveç aspektit akademik ata gjithashtu bëjnë vizita brenda dhe jashtë Kosovës, për konferenca dhe qëllime tjera edukativo-kulturore. Për më shumë në lidhje me projektet e tyre mund të vizitoni website-in: http://www.ritk-econ.com/, si dhe faqen e Facebookut: https://web.facebook.com/RIT-Kosovo-Economists-Club-1783215255270767/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori