LAJMI I FUNDIT:

U mbajt Kongresi i parë Nacional i FES “Kosova si e duam ne”

U mbajt Kongresi i parë Nacional i FES “Kosova si e duam ne”

Është mbajtur Kongresi i parë i Fondacionit Friedrich-Ebert Stiftung (FES), në të cilën morën pjesë mbi 200 përfaqësues nga shoqëria civile, sindikatat, partitë si dhe politikanë me orientim socialdemokrat.

Në Kongresin e parë Nacional “Kosova si e duam ne”, temë kryesore ishte zhvillimi i molisur ekonomik dhe social i Kosovës, ku u tha se duhet të bëhen ndryshimet e mundshme për një të ardhme më të mirë të vendit.


Kongresi ishte hapi i parë i fokusimit në përgjithësi për nevojat kryesore të pothuajse gjithë kosovarëve: si të zhvillohet një ekonomi e cila është e qëndrueshme, konkurruese në rajon dhe që sjell vende të mira të punës; si të arrijmë së paku minimumin e standardeve për siguri sociale dhe jetesë më të mirë.

Në kongres u trajtuan edhe temat për standard minimal, por të denjë të sigurisë sociale për të gjithë qytetarët – sipas standardeve të BE-së; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm – i ndërtuar nga shkathtësitë dhe ndërmarrësia; sistem të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët – i përballueshëm dhe efikas; sistem të arsimit modern – i lidhur me botën e punës dhe zhvillimin ekonomik dhe kornizë demokratike për pjesëmarrje efektive dhe

Pjesëmarrës në Kongres ishin  ekspertë, aktivistë dhe politikanë, të cilët e kanë vullnetin që të veprojnë tash dhe bashkë, për politika më të mira, realitet më të mirë në vend. /Telegrafi/