LAJMI I FUNDIT:

U lëndua ndaj Vallecanos, Ancelotti jep detaje rreth situatës së Jude Bellingham

U lëndua ndaj Vallecanos, Ancelotti jep detaje rreth situatës së Jude Bellingham

Jude Bellingham dukej se mori një lëndim në shpatull në fillim të ndeshjes me Rayo , pasi një lojtar kundërshtar u rrëzua aksidentalisht mbi të.

Anglezi u ndihmua nga mjekët dhe vazhdoi të luante, duke qëndruar në fushë për të gjithë ndeshjen.

Shpatulla e tij ishte e lidhur fort në interval, derisa Bellingham nuk pranoi të zëvendësohej duke luajtur gjatë 90 minutave në barazimin e Real Madridit 0-0 me Rayo Vallecanon.


Megjithatë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që ta ketë yllin anglez për duelin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve përballë Bragës.

Ancelotti thotë se nuk e lëndon paraqitja e skuadrës së tij ndaj Vallecanos, por një gjë tjetër
Lexo po ashtu Ancelotti thotë se nuk e lëndon paraqitja e skuadrës së tij ndaj Vallecanos, por një gjë tjetër

“Bellingham ka një problem me shpatullën e tij. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do ta shohim situatën e tij. Shpresoj se ai mund të luajë të mërkurën kundër Bragës”.

“Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjë gjë serioze”, deklaroi Carlo Ancelotti.

20-vjeçari anglez është lojtari kryesor i Real Madridit këtë edicion, ku ka realizuar 13 gola dhe ka adhuruar tre asistime në 14 ndeshje zyrtare për Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori