Withers thekson se zgjedhjet parlamentare rigraduan busullën e historisë kombëtare, mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos, ndaj nuk duhet të ketë kthim prapa.

Ish-Ambasadori Amerikan thekson në letrën e tij se nuk është i befasuar me votimin e një jave më parë, pasi sipas tij shqiptarët shënuan një tjetër përpjekje për liri.


Ai uron kryeministrin e ardhshëm Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa për kryeministrin në detyrë Berisha, thotë se rrallë ka qenë dakort me politikat e tij të brendshme, por e ka respektuar atë si njeri.

“Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt”, shkruan Withers. /Telegrafi/