LAJMI I FUNDIT:

U la jashtë kryesisë së LDK-së, flet Haki Rugova: Ka vendos Këshilli i Përgjithshëm, kurrgjë të keqe s’ka

U la jashtë kryesisë së LDK-së, flet Haki Rugova: Ka vendos Këshilli i Përgjithshëm, kurrgjë të keqe s’ka

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur kryesinë e re të partisë, me emra të rinj për dallim nga e kaluara.

E jashtë saj kanë mbetur emrat veteranë, Agim Veliu dhe Haki Rugova, që më herët mbanin pozitat e nënkryetarëve.


Lidhur me këtë çështje Rugova ka thënë se ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm dhe se nuk ka asgjë të keqe pse ai ka mbetur jashtë kryesisë.

“Po, ani? Ashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok. Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurrgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova për periskopin.

Tutje ai ka theksuar se pavarësisht vendimit të sotëm ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për LDK-në.

“Unë do të jem në LDK dhe vazhdimisht do të punoj për LDK-në si gjithmonë’’, ka deklaruar ai.

Kjo është kryesia e re e LDK-së, aty nuk janë Agim Veliu dhe Haki Rugova
Lexo po ashtu Kjo është kryesia e re e LDK-së, aty nuk janë Agim Veliu dhe Haki Rugova

Më poshtë është lista e kryesisë së re të LDK-së, ku përfshihen, kryetari, tre nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e forumit të gruas dhe kryetari i forumit të ri.

Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetra të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.

Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Isa Mustafës.

Këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori